‘Njerëz me pantallona me arna u bënë milionera e me banjo për macet!’ Kadilli: Opozita të duartrokasë SPAK! Arrestoi Metën për akuzat që Berisha i denoncoi vetë në Parlament

24 Tetor, 22:34| Përditesimi: 24 Tetor, 22:40

  • Share

Ish deputeti i PD-së dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie Fatbardh Kadilli thotë se PD duhet të duatrokasë SPAK për vënien para ligjit të Ilir Metës.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Kadilli kujton se thelbi i aktakuzës që ngriti SPAK për Ilir Metën janë akuzat politike që vetë Berisha ka artikuluar në parlament në 2015.

„Si opozitar dhe ish aleat me zotin Meta, kam besuar që në ditët e para se ne si opozitë nuk kemi aleancë më të mirë sesa reforma në drejtësi.  Ia kam thënë dhe Bashës, kur sapo filloi të diskutohej ngritja e komisionit të reformës për drejtësi, në 2015. Dhe në 2015 Berisha u artikuluan në parlament akuzat që edhe sipas informacioneve që solli zonja janë thelbi i aktakuzës që ka ngritur SPAK. Berisha e akuzonte si ministri i jashtëm shkonte e negocionte një çështje që është krejtësisht larg tij. PD duhej të duartrokiste SPAK  sepse çoi para dretjësisë atë që bëmë ne një akuzë politike. Është arritje për reformën në drejtësi, sepse preken ata që quheshin ‚peshqit e mëdhenj‘ dhe në këtë vend 4 – 5 vetë mund të kenë merituar këtë dimension prej peshku, tha Kadilli pwr Arbwr Hitaj.

Në kohët e sotme kur njerëzit me pantallona me arna u kthyen në milionera dhe u bënë modele për politikën, goditja që po jep SPAK është një fitore për këdo që dëshiron të jetojë dhe të bëjë politikë në mënyrë të ndershme e dinjitoze.

„Është fitore e madhe e gjithkujt që ka dëshiruar të bëjë politikë në mënyrë të ndershme e dinjitoze. Ne për fat të keq na u bënë modele ata që ishin me pantallona me arna që nuk ndërronin xhaketa dhe më pas na u bënë milionerë e me banjo dhe për macen. Këta u bënë për fat të keq modele të suksesit për fat të keq për këdo që do të futet në politikë.  Është një rast për të parë zyrtarët që ne shohim përditë që janë të korruptuar, cdo sondazh i nxjerr të korruptuar a do i nxjerrë dhe ligjërisht fajtorë?!

SPAK po trondit dhe themelet e kryeministrit Rama dhe sjell si shellbull arrestimin e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Kadilli është i bindur se i vetmi aleat I opozitës është SPAK dhe I bën thirrje çdo opozitar të ndershëm ta duatrokasë.

“ Kjo është një arritje shumë e madhe. Uroj të vazhdojë. Dhe themelet e zotit Rama po tronditen. Një ditë para zotit Meta u arrestua deputeti Çyrbja. U godit thelbi i raporteve të politikës me krimin. Me zotin Meta është dhe I raporteve të politikës me biznesin dhe biznesin e madh. Sot me këtë gjyq ndaj Metës nuk e shoh si proces ndaj Metës, por epoka e tranzicionit para gjyqit. E para këtij gjyqi nuk ka për të shpëtuar askush. Cdo njeri që do të jetojë me dinjitet në Shqipëri duhet ta duartrokasë. Çdo njeri që është në opozitë dhe do të sjellë një model ndryshe të dallueshëm 100% nga modeli i derisotëm qoftë dhe opozitës kur ka qenë në pushtet duhet të shkëputet dhe të mendojë për një model të ri qeverisjeje. Ia vuri kapak këtij cikli. Zgjati më shumë se kudo. Në Çeki ka ndodhur në vitet 1990, Rumania, Kroacia, dhe më në fund ne. Është momenti më I mirë. I bëj thirrje çdo opozitari të duatrokasë SPAK si aleati i vetëm i kauzave të vërteta e të denja të një opozite” shtoi me tej Kadilli. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?