Neymar

Një vit jashtë fushe, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

1 Tetor, 15:01| Përditesimi: 1 Tetor, 15:03

  • Share

Neymar ka njoftuar rikthimin e tij në stërvitjet kolektive të Al-Hilal, pas gati një viti pushim për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë.

Futbollisti 32-vjeçar brazilian iu bashkua Al-Hilal në gusht 2023 nga PSG, por dëmtoi ligamentin kryqëzues dhe meniskun e tij më 17 tetor në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 midis Brazilit dhe Uruguait.

“Jam i lumtur që jam rikthyer”, ka shkruar Neymar në portugalisht në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar foto në fushë me bashkëlojtarët e tij.

Al-Hilal ende nuk e ka përfshirë Neymarin në listën e pjesëmarrësve për kampionatin saudit, i cili ka nisur në gusht, por ai është në atë të kampionatit aziatik (Champions).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?