Më shumë se 791 mijë pensionistë prej këtij muaji do të marrin pension 4.1% më të lartë se në muajin shtator. Ka nisur të zbatohet indeksimi i pensioneve prej kësaj të marte (1 tetor), ku pensionet urbane të pleqërisë rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sa i përket pensionit social ai shkon në rreth 9700 lekë në muaj.
Me indeksimin prej 4.1% pensioni mesatar në vend do të rritet nga 18,341 lekë/muaj në 19.092 lekë në muaj.
Ndërsa brenda vitit të gjithë pensionistët do të marrin edhe bonusin e fundvitit, vlera e të cilit nuk është përcaktuar ende.
Komento