Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve

16 Shtator, 12:23| Përditesimi: 16 Shtator, 12:42

  • Share

Kjo e hënë e 16 shtatorit ka shënuar ditën e parë të aksionit të IKMT-së. Janë 21 objekte që do të shemben për të vijuar më pas me investimin në hyrje të Shkodrës.

Drejtori i IKMT Emiljan Nika ështe shprehur se në fazën e parë shemben 11 objekte që nuk disponojnë dokumente pronësie, ndërkohe janë edhe 10 objekte të tjera që presin shpronësimin.

“Në kuadër të realizimit të projektit rikualifikimi i hyrjes në qytetin e Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, IKMT ka thirrur aksionin për lirimin e sheshit të ndërtimit nga objektet që bëhen pengesë për realizimin e këtij projekti. Në këtë fazë janë 11 objekte që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit. Ata  janë lajmëruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për skualifikimin e objekteve të tyre dhe gjithë këta përfaqësues janë kontaktuar nga IKMT dhe kanë shprehur dëshirën dhe vullnetit e tyre për t’i liruar objektet e për t’i prishur vullnetarisht”, shprehet Emiljan Nika, drejtor i IKMT-së në Shkodër. 

Nika shton se do të shemben edhe 50 baraka të komunitetit rom, sapo Bashkia e Shkodrës të sigurojë strehimin e tyre. 

‘Ndërhyrje në hyrje të Shkodrës dhe rikualifikimi i bregut perendimor të liqenit të Shkodrës’ është një projekt i Qeverisë që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 479 milionë lekë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 19/09/2024 19:06

    Nëse nuk prishen ndërtimet tek rrethrrotullimi i urës së Bunës nuk keni bërë asgjë!!

    Përgjigju
  • Fuksi: 17/09/2024 07:09

    Te shembin restorantet lokalet karaburantet qe kan zan pronen publike dhe ti hapet hapsira lulishtes apo parkut te pazarit te vjeter

    Përgjigju
  • Shkodran i cartun: 16/09/2024 15:01

    Ku je Birish eja na mbro nga Rama po na prish baraket e po na len ne qiell te hapun ti ban derman per ne.

    Përgjigju
  • Boris: 16/09/2024 14:09

    shum mir inshaallah ju prishin tanve aty se t gjitha toka te xanuna mezor jan qe 94 e kendej asnji nuk jan pronar trudhi po ikajn xan hapsirat publike

    Përgjigju
  • Shkodrani: 16/09/2024 13:24

    Projekt shume i rendesishem per qytetin e Shkodres qe, njekohesisht do te rregulloje dhe vendose ne funksion te banoreve kete pjese por duke zgjidhur edhe problemin e trafikut te renduar sidomos gjate veres. Pergezime autoritevete shteterore qendrore dhe vendore per rikthimin e ligjshmerise dhe te rregullit aq te munguar ne Shkoder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?