Nis festivali i artit i të rinjve, kuratori Helidon Haliti zbulon perfomancat artistike 

15 Maj 2022, 09:35| Përditesimi: 15 Maj 2022, 10:21

  • Share

Pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instalacione, demostrime live. Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”,  sjell tre ditë të mbushura plot me aktivitete në Tiranë, ku të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës do të mund të njihej me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj. 

Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, bën të ditur se ky aktivitet do të nisë me dy performance mjaft të bukura nga artisti i njohur Henri Nimani.  

“Në orën 10:00 përballë mozaikut të Muzeut Kombëtar, të gjithë artdashësit do të mund të shohin “Xhirafat e mia” skulpturë, ndërsa në orën 19:30 buzë liqenit Artifial të Tiranës do të ketë videoperformanca nga artistja “ANGELX”.  Festivali do të vijojë të hënën me dy ekspozitat e para te galeria GAT në oren 11:00, ku të pranishëm do të jenë dhe mjaft personalitete të njohura të kulturës shqiptare, por jo vetëm. Ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e festivalit me ekspozitën në Muzeun Kombëtar. Ceremonia do të vijojë dhe me ndarjen e çmimeve ku të ftuar janë personlitete nga vendi dhe bota…”, bëri të ditur Haliti.

Ky festival do të vijojë ditën e martë, e cila do t’i dedikohet studentëve. “Do të jenë këta të fundit të cilët do të realizojnë demostrime të ndryshme në qendrën COD pranë Kryeminstrisë. Studentë të universiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia e më gjerë, do të demostrojnë në 4 salla të ndryshme punimet e tyre artistike.”, sqaron kuratori i fesitvalit. 

Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës do të qëndrojë i hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë e Artit të Tiranës nga data 16 – 27 maj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?