Nga stolitë tek kostumi tradicional, Zadrima vishet 'nuse' në një ditë

19 Maj 2022, 21:08| Përditesimi: 19 Maj 2022, 21:18

  • Share

E stolisur deri në detaje, plot hir e bukuri nën veshjen e kostumit tradicional të zonës. Ky është një çast sublim i një vajze që bëhet nuse në Zadrimë.

Nga ritet e kulinarisë, folklori e deri tek këngët dhe vallet përfaqësuese të zonës janë bërë bashkë në një ditë duke rikthyer traditën folklorike dhe ritualin ceremonial të dasmës Zadrimore, në fshatin Mabë të Lezhës.

Qëndisur në ar, argjend dhe mëndafsh pjesë e këtij ansambli zbukurues të gamës ceremoniale të dasmës zadrimore janë edhe veshjet artizanale.

E gjithë kronologjia e dasmës u soll simbolikisht duke u improvizuar dhe përcjellë në detaje nga njerëzit e kultures, artit dhe banor të zonës.

Protagonistet e dasmave tradicionale të kësaj zone, thonë se evente të tilla kulturore mbajnë gjallë folklorin dhe traditat zakonore edhe tek brezat e rinj.

 “Për mua është një kënaqësi e madhe që bëjmë një dasmë zadrimore. Traditat tona s’do të hiqen kurrë brez pas brezi do të trashëgohen ashti siç kanë bërë të parët tanë. Sot jam 66 vjeçe dhe po këndoj prap.”tha kwngwtarja Taze Ndoci.

 “Ju inkurajoj që këto tradita t’i ruani dhe t’i trashëgoni brez pas brezi se nuk ka gjë më të bukur se të shikosh një dasëm zadrimore ku ka këngë, kostume të jashtëzakonshme dhe këto vlera na përkasin të gjithëve.”, tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Tradita e bukur e dasmës Zadrimore, vazhdon të ruhet prej vitesh nga banorët e zonës ku folklori dhe tradita janë trashëguar në shekuj brez pas brezi.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?