Luan Rama

Nga pikturat e Edi Ramës tek paranojat e regjimit komunist, Luan Rama zbulon: Kam një tablo të madhe të tij

2 Qershor, 19:16| Përditesimi: 2 Qershor, 19:24

  • Share

Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si diplomat në Paris, duke e përfaqësuar Shqipërinë. Ai ka rrëfyer disa detaje nga Edi Rama si artist, por dhe nga “çmenduria” e komunizmit të atyre viteve.

“Edi është një artist i veçantë, por pak i kufizuar mendoj unë. Unë kam një tablo të madhe të Edit, ndoshta ai e ka harruar, ma ka dhënë para se ai të kthehej në Shqipëri, është me rrotullame, është kubiste…Por ai pati dhe një periudhë shumë interesante kur u ngacmua nga rilindja italiane, Paolo Uçello-s. Dhe unë atëherë bëra një shkrim për Edi Rama në ngasjen e Paolo Uçello-s, kurse këtu kishin bërë një titull tjetër Edi Rama pushton Parisin”, tha ai.

Rama mendon se tregut shqiptar i mungojnë menaxherët e artit duke sjellë vështirësi në prezantimin e tyre.

“Tregut shqiptar i mungojnë menaxherët, ata që duhet ta përfaqësojnë, vetë pikturon nuk e bën dot , ka hallin të pikturojë. Çështja e prezantimit të piktorëve shqiptarë mbetet themelore që arti shqiptar të dalë”, nënvizon ai.

Luan Rama që ka qenë dhe diplomat në Paris, kujton dhe paranojat e regjimit komunist, edhe ndaj artistëve që donin të vizitonin vendin tonë.

“Unë sapo kisha shkuar në Francë si diplomat, nuk kishte ambasador kështu që unë isha përfaqësuesi i Shqipërisë në Francë dhe në Bruksel. Në atë kohë mbaj mend që ishte interesant ambienti i Ambasadës. Lart fare ishte, si me qenë një tarracë dhe brenda kishte një kub, dhe brenda kubit ishte dhoma e partisë me një portret të Enver Hoxhës.

Dhe brenda kishte një tub që dilte përtej ambasadës për ajrim. Ishte kjo paranoja e përgjimit, përndjekjes, Ky ishte ballafaqimi i parë me të. Ballafaqimi i dytë hapa një dollap dhe gjej radiografi të mëdha të mushkërive, aty ishin emrat francezë, hollandezë, anglezë. Pse? Sepse të gjithë vinin në ambasadën shqiptare për të marrë vizën. Shqipëria komuniste nuk donte që në kufi të hynte ndonjë mikrob”, tregon Luan Rama në emisionin ‘Mes dy botëve’ me Helidon Halitin në RTSH.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 04/06/2024 00:08

    Mbi të gjitha z.Luan njeri shëmbull dhe simbol i njeriut të tejskajshëm të mrekullushëm. Me një zonjë në krah tepër elekuente dhe e kulturuar. Suksese e lumturi në familjen tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?