Foto ilustruese

Nga mungesa e komunikimit te sekretet, disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës

5 Tetor, 18:43| Përditesimi: 5 Tetor, 18:48

  • Share

Teksa shumë çifte sot kanë kurorëzuar dashurinë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit lumturi të përjetshme, disa të tjerë kanë nënshkruar aktin e fundit të një marrëdhënieje.

Sipas ekspertit të lidhjeve, Adrienne Levy, dashuria dhe besimi janë komponentë jetësor për themelimin e një martese të fortë që zgjat. Por, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm këto dyja!

Por cilat janë disa nga shkaqet që çojnë në fundin e një lidhje?

Nuk komunikoni për marrëdhënien tuaj
Shumë njerëz mendojnë se sapo të martohen, nuk ka nevojë të ulen dhe të flasin për lidhjen tuaj. Por kjo është e pavërtetë, dhe mbetet një nga shkaktarët kryesorë të ndarjeve. Aftësia për të diskutuar për lidhjen tuaj është vitale, e në veçanti gjatë martesës.

Nuk keni miq përveç partnerit tuaj
Të kesh marrëdhënie dhe miqësi jashtë martesës është çelësi për ta mbajtur martesën tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Duhet të jeni në gjendje të keni një sistem mbështetës që nuk është vetëm bashkëshorti juaj.  Kjo do të thotë që duhet të keni miq ose marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes suaj.

Mbajtja e sekreteve nga njëri-tjetri
Ka gjëra që ne shpesh preferojmë t’i mbajmë për vete, por mbajtja e sekreteve në martesë është e dëmshme. Nuk është nevoja t’ia thoni partnerit çdo mendim që ju vjen ndërmend, por nëse me vetëdije mbani sekrete, kjo shumë shpejt mund të sjellë në probleme të vështira martesore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?