Fondi i Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj

Nga Liridon Mulaj tek Tom Kuka e Rudolf Marku, Fondi i Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj ka 6 fitues

27 Maj 2022, 14:59| Përditesimi: 27 Maj 2022, 15:02

  • Share

Gjashtë vepra shqiptare do të përkthehen në gjuhë të huaja. Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit,  ndau sot fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.  

Mes 14 aplikimesh nga botues të huaj, juria e përbërë nga Ben Andoni, Belfjore Qose dhe Irena Nasi përzgjodhi 6 vepra fituese në prozë dhe poezi. Fituesit e Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj 2022 janë:

  1. 1. Liridon Mulaj me botimin e tij “Mos harro të më kujtosh”, përkthyer në turqisht nga-Rozana Belli. 
  2. 2. Mira Meksi me librin e saj “Diktatori në kryq” përkthyer në italisht nga Giovanna Nanci.
  3. 3. Olimbi Velaj me vëllimin “Lumturia e të tjerëve”, përkthyer në italisht nga Valbona Jakova.
  4. 4. Rudolf Marku me librin “Rrethi i brendashkruar” përkthyer në greqisht nga Petro Çerkezi.
  5. 5. Tom Kuka me romanin e tij “Flama”, përkthyer në gjuhën serbe nga Danica Avramović.
  6. 6. Ylljet Aliçka me librin “Valsi i lumturisë” përkthyer në gjuhën greke prej Andrea Zarballës.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?