Sport
Receta
Receta

Nga gëzimi në hidhërim, Kosova përmbyset në limite nga Irlanda e Veriut në Ligën e Kombeve (VIDEO)

24 Shtator 2022, 20:13| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 20:22

  • Share

Një përmbysje dramatikë për Kosovën në Ligën e Kombeve. Teksa po i gëzohej një avantazhi në transfetë kundër Irlandës së Veriut në minutat e fundit të ndeshjes ‘dardanët’ janë përmbysur.

Në pjesën e dytë ishte Vedat Muriqi ai i cili realizoi i pari, duke bërë që Kosova të shpërthentë në festë. Gjithsesi ky gëzim do zgjaste deri në minutën e 82 kur Ëhyte arriti të baraspeshonte edhe njëherë shifrat. Në vijim situate do bëhej edhe më e zymtë, pasi vendasit në limitet e shtesës, kur tabela shënonte minutën e 93’ arritën të përmbysnin dhe të vulosnin rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Irlanda e Veriut mban shpresë për vendin e dytë që mbahet nga Kosova, ndersa aktualisht renditet e treta me 5 pikë, 1 më pak se ‘darndanët’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?