Projekti i muranës së Skëmderbeut

Nga e njëjta shoqatë që bëri shtatoren e kritikuar/ Ftohet debat publik për muranën e Skënderbeut 11 metra të gjatë në faqen shkëmbore të Kalasë së Prizrenit

2 Dhjetor 2020, 11:45| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 13:28

  • Share

Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila sponsorizoi ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren që mori kritika të shumta nga specialistë dhe qytetarë, ka paralajmëruar ndërtimin e një murane të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pranë Kalasë së Prizrenit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë se që të marrin pjesë në një debat publik gjatë gjithë muajit dhjetor lidhur me Muranën që do të vejndoset  në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021.

Projekti tanimë është i gatshëm. Murana do të jetë më një lartësi prej gjithsej 11 metra dhe do të ndërtohet me strukturë metali,ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton ku do të ketë edhe insolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit. I gjithë ndërtimi dhe modelimi do të kryhet në vendndodhje.

"Si fillim do të montohet baza mbështetëse në shkëmb, me ndihmën e skelave do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhe kohore prej 4 deri 5 muaj, në varësi të motit.

Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtorë deri në përfundim. Vendndodhja e skulpturës është e menduar në harmoni të plotë me faqen e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njëjtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon.

Kjo skulpturë mund të kthehet në Ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit", thuhet në njoftimin e shoqatës.

Me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por kjo shkaktoi shumë debat. Kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/12/2020 04:03

    Projekti eshte I bukur,por kam nje verejtje:nuk ka Kosova,figura historike te rendesishme ,qe mbeti duke rivene vetem Kastriotin gjithandej?!Skenderbeu eshte kryeheroi yne kombetar,por ka vend per t'u respektuar edhe te tjere heronj kombetare.

    Përgjigju
  • Lezha: 02/12/2020 17:38

    Pershendetje @Avokati, paske zanat te bukur-mbrojtes,dhe kete radhe ke mbrojtur refugjatet, nuk eshte faji im qe nuk me ke kuptuar! Une kurre nuk nuk i kam ofenduar dhe nuk i ofendoj (me dijenine time) refugjatet, kam 30 vjet qe jam refugjat, dhe po ta shohesh, pas fjales "refugjat"eshte dhe emri i fqinjit tone, qe .........besoj e ke degjuar se qfare kane hequr bashkatdhetaret tan atje, pjesa e dyte e komentit tend eshet e veret, jam fshatar dhe kok/tullac, po nese ke nevoje kam pune per ty nese din te rruash. klm.

    Përgjigju
  • Lezha: 02/12/2020 14:35

    Urime, po mos e bani si ate te fundit qe keni vendose ne Prizeren, se ai duket si te ishte refugjat Grqie :P

    Përgjigju
    • Avokati: 02/12/2020 16:05

      o Lezha, pse i ofendon emigrantet? kan emigruar nga halli andej. Duhet te jesh ndonje fshatar koke rrjepur qe flet kshu.

  • nina: 02/12/2020 12:53

    Me pelqen shume ashtu si duket ne projekt. Per tu pershendetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?