Bora Zemani., Donald Veshja dhe Semi Jaupaj

Nga arushi te piktura me puthjen e famshme....FAKTET dhe ANALIZA që kënga ‘Mos u kthe’ është dedikim për Borën dhe Donaldin! As vetë Semi nuk e mohon dot

16 Shkurt 2022, 10:23| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 10:59

  • Share

“Mos u kthe” kënga më e re e Semi Jaupajt duket si një rishkrim i historisë së Borës dhe Donaldit dhe i asaj që kanë përjetuar brenda shtëpisë më të famshme, në Big Brother. Ndonëse Semi mund ta mohoj, detajet thonë krejt të kundërtën. Një analizë e detajuar e tekstit të çon pikërisht te historia e dyshes dhe duket sikur Bora, ka folur shumëçka nëpërmjet zërit të shoqes së saj të ngushtë prej disa vitesh, Semit. E marrim me radhë...

“Qiti krejt në tavolinë Gjithë sekretet që mi din Kurrgjo mrena mos le t’rrijnë”, kështu nis kënga e Semit.

Për çfarë bëhet fjalë. Është komentuar shumë që ndarja e Borës dhe Donaldit ka ardhur prej tradhtisë dhe vetë. Aktori ka folur herë pas here me nënkuptime brenda shtëpisë, duke thënë se dinte gjëra për Borën, për të cilat nuk ka dashur të flasë. Dyshimet shtohen edhe për faktin se vetë Romeo kur erdhi t’i bënte suprizën, tha një frazë që la vend për interpretime. “Je treguar burrë që nuk ke folur”, i tha pak a shumë Romeo vëllai të tij, duke kuptuar se “ka bërë mirë që nuk ka treguar se është tradhtuar nga Bora”.

"Emrin tim thuje sot Gjuje edhe shkele në tokë S’me paskë dasht mas shumti në botë”, vijon teksti i këngës.

Të gjithë e pranojmë që Bora, është përfolur shumë në këtë edicion të Big Brother, madje edhe më shumë se banorët e tjerë dhe ka qenë vetë Donaldi që e ka bërë pjesë e asaj shtëpie që në javët e para. Ka pasur edhe moment kur Donaldi ka reaguar shumë keq kundër saj, siç ishte rasti me batutën e Ermalit që tha se do e merrte Borën aktore në serialin e tij të sezonin e dytë. Donaldi tha “paguaje mirë” dhe këtë frazë deklaroi në Prime se e tha me ironi dhe jo përkujdesje, siç mund të jetë interpretuar.

“E mos u kthe

Nisu edhe shko tek zemra tjetër që të pret

Mos u kthe tek unë se shum më mir pa ty jam vete

Mos u kthe

Mos u kthe

Se jam tu provu me i harro ktej kujtimet që mi le

Nisu edhe shko tek zemra tjetër që të pret

Mos u kthe tek unë se shum më mir pa ty jam vete

Mos u kthe

Mos u kthe

Se jam tu provu me i harro ktej kujtimet që mi le”, është një tjetër pjesë tekstit.

Në këtë pjesë futet në lojë dhe Beatrix, që Donaldi zgjodhi që të niste një histori të re brenda shtëpisë në një kohë kur të gjithë po prisnin një rikthim të Borës dhe Donaldit. Në këtë frazë, duket sikur janë mendime të Borës, që vijnë nëpërmjet një teksti kënge.

“Para sytë t’botës rashë

Më poshtë nuk e di a ka

Si s’të erdhi pak gjynah

Gojën mbyllur do e mbaj

Emrin tënd s’do ta përmend

S’do godas aty ku t’dhemb”, thotë teksti.

Ky moment, lidhet me konfirmimin e historisë së Donaldit dhe Beatrix, kur u bë “gjyqi” i famshëm publik për dy banorët ku Bora u pa si e tradhtuara dhe Donaldi një djalë tradhtar aspak besnik e që nuk diti të vlerësojë një grua në rastin konkret Borën. “Emrin tënd s’do ta përmend”, thotë Semi, por që mund të kuptohet shumë mirë edhe heshtja e Borës përgjatë gjithë kësaj kohe, me atë se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie.

Donaldi dhe Semi, kur zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe iu bë "gjyqi publik"

Semi nuk ka zgjedhur që të flasë vetëm nëpërmjet tekstit, që në këtë rast është shkruar nga Ylli Limani, por edhe me anë të simboleve. Në videoklipin që është minimalist në dukje, por shumë kuptimplotë, duket edhe arushi “i famshëm” i Semit. Kur këngëtarja doli nga shtëpia e Big Brother sepse u eliminua, ajo i la arushin që shumë e donte shokut të ia të ngushtë Donaldit, por ia kërkoi publikisht Vëllait të Madh, pasi zyrtarizoi lidhjen e tij me Beatrix.

Arushi i Semit

Një tjetër mesazh është edhe nëpërmjet kornizës së një pikture që nuk është rastësisht aty.

Piktura në klipin e Semit

Ajo është e ngjashme me Puthjen e famshme të piktorit Gustav Klimt dhe kur vjen puna te puthja të gjithë e mbajnë mend puthjen e famshme të Borës dhe Donaldit brenda shtëpisë që çmendi të gjithë, madje edhe vetë Beatrix.

Puthja e Donaldit dhe Borës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 16/02/2022 17:06

    Keto vargje Semi ja dedikon Bojkenit eshte historia Semi/Bojken por e kamuflon per historine Bora Donald Si ka mundesi qe Semit I ka mbetur gozhde aq sa te bej kenge per historine e Bores dhe Donaldin kur ata vetem 2-3 vite lidhje kishin nderkohe vet bashkejetoj 10 vite me Bokun qe kur ishte 17 vjece sic e ka shprehur dhe vet se nuk i kemi mbajtur pishen.Traum I ka mbetur historia e saj.Mos valle dhe Boku e la gruan se njohu Semin se u lidhen bashke shume shpejte. Semi duhet te vazhdoj trajtimet mjeksore se eshte bere e fiksuar dhe do te komandoj jete e nje djali 26 vjecare. Ajo vajze eshte keq shiko fytyren e saj ne primet e big brother vip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?