Ardit Saliaj, përfaqësuesi i ‘Tifozave Kuq e Zi’

Nesër Shqipëri- Itali, përfaqësuesi i ‘Tifozave Kuq e Zi’ për Report Tv: Më shumë se 50 000 tifozë shqiptarë në Dortmund! Emocione edhe në 'Sheshin Skënderbej'

14 Qershor, 15:25| Përditesimi: 14 Qershor, 15:47

  • Share

Shkallët e arenës së Dortmundit do të mbushen nga rreth 50 mijë tifozë shqiptar dhe 31 mijë tifozë italian, ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, përballë Italisë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park, i cili është stadium i Borussia Dortmundit, nesër në mbrëmje (15 qershor), në orën 21: 00.

Por, a do të kurorëzohet me fitoren e Shqipërisë apo Italisë kjo ndeshje?

Për emisionin “Përballje” Ardit Saliaj përfaqësuesi i ‘Tifozave Kuq e Zi’ në një lidhje skype nga Gjermania, u shpreh entuziast se kjo ndeshje mund të kurorëzohet me fitoren e Shqipërisë.

Ai tha se për këtë ndeshje përgatitjet kanë nisur para 3 muajsh dhe emocionet janë të mëdha.

“Po mblidhen shqiptarët nga të gjitha shtetet, avionët po vijnë herë pas herë. Unë sa kam mbyllur një mbledhje me UEFA-në për organizimet brenda fushës. Emocionet janë të jashtëzakonshme dhe që në fund të kurorëzohet me një fitore. Kemi rreth 3 muaj që përgatitemi, javën e fundit kemi zbritur në teren dhe takimet me UEFA, për nesër në orën 2 do të bëhet takimi në Ëest Park që do të mblidhej ata që kanë bileta dhe ata që nuk kanë, aty do të ketë festë dhe muzikë shqiptare. Dhe rreth orës 5 në mbrëmje do të jetë marshimi drejt stadiumit”, tha ai.

Ndryshe nga Saliaj, presidenti i ‘Napoli Club Albania’, Geri Kusi u shpreh skeptik për një fitore të Shqipërisë.

Ai tha se Italia në këtë ndeshje ka më shumë avantazh.  

“Italia është ekip emblem dhe marrëdhënie mes dy vende është e mirë, por shoh Italinë pak më të avantazhuar për pjesë strategjia. Dua shumë që të kualifikohemi, do isha i kënaqur edhe me një barazim.   Unë besoj se janë 50 mijë tifozë shqiptar duke marr parasysh edhe stadium është 82 mijë vendësh dhe pjesa më e madhe janë shqiptar. Italia janë të aftë të dalin edhe me dy pikë nga grupi, nëse do mund të shënosh, por nëse shënojnë ata është e vështirë pastaj. Shqipëria mund të kalojë turin”, tha ai.

Atmosfera në Tiranë sipas tij pritet që të jetë e zjarrtë, pasi sheshi Skënderbej pritet të mbushet plot me tifozë kuq e zi.

Sa i takon arbitërit që do drejtoj ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ai do të jetë arbitër gjerman.

“Në Tiranë janë krijuar dy pole në Sheshin Skënderbej dhe në stadiumin Dinamo që do të mbushen me tifozë që do të ndjekin ndeshjen. Stolat do të jenë të mbushura plot, sikur të ishte një stadium. Arbitëri është gjerman dhe di të nxjerr edhe kartonin e kuq dhe të verdhë. Është i aftë të mirëmbaj një ndeshje”, tha ai.

 

Ora 15:32
Arkitekti italian i martuar me shqiptare: Nesër me azurrët, pastaj do bëhem tifoz kuqezi! Tifozja shqiptare: Shqipëria do të fitojmë 3 me 1

1718370647_valerioperna.jpg

Valerio Perna, arkitekti italian, për emisionon 'Përballje' në Report Tv u shpreh se ai në këtë ndeshje mbështet Italinë, ndërsa pas ndeshjes do të bëhet tifoz Kuq e Zi.  

Sipas tij, kombëtarja shqiptare ka treguar një nivel europian në futboll gjatë këtyre viteve të fundit.

“Jam me Italinë nesër, e kam si detyrim. Nusen e kam shqiptare dhe nesër do të jem me Italinë dhe nga pasnesër pastaj do të jem me Shqipërinë. Bashkëshortja ime tha që Shqipëria do të fitojë. Kjo është ndeshja e parë dhe Italia kërkon konfirmim, ndërsa Shqipëria i ka konfirmimet e veta. Po Shqipëria vitet e fundit ka treguar një futboll në nivel europian”, tha ai.   

E bindur se në këtë ndeshje fituese do të shpallet Shqipëria, kamionistja Bianka Dervishi, e cila jeton në Itali, në një lidhje Skype për emisionin, tha se entuziazmi është i madh dhe Shqipëria mund të fitoj bindshëm ndaj Italisë.  

“Do fitoj më i miri dhe mendoj se më të mirët jemi ne. Shqiptarët kanë blerë mbi 40 mijë bileta dhe italianët 20 mijë sepse shumicën e kemi blerë ne. Mendoj se Shqipëria do të fitojmë 3 me 1. Ne mezi po e presim. Urojmë që të fitoj më i miri, edhe nëse nuk fiton Shqipëria, ne do ta përkrahim prap”, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: