Agron Llakaj, Donald e Romeo Veshaj

‘Në Vlorë thonë çfarë çunash ke rritur’, vëllezërit Veshaj përloten nga mesazhet e Agron Llakajt: Je baba i dytë për ne

21 Maj 2022, 07:57| Përditesimi: 21 Maj 2022, 07:59

  • Share

Të gjithë e njohin lidhjen e ngushtë të binjakëve Veshaj dhe aktorit të humorit Agron Llakaj.

I ftuar sot në “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj ka qenë Agron Llakaj. Aktori i humorit ja ka dalë të përlotë vëllezërit Veshaj me letrën që i dërgoi Donaldit gjatë kohës që ai ishte në “Big Brother VIP”. Si duket mes Agronit dhe binjakëve ka më shumë se respekt pasi ata e kanë konsideruar atë baba të dytë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.

Agron Llakaj: Emocionin dhe përjetimin nuk e kemi njësoj. Ju përjetoni emocionin e një marrëdhënie sa njerëzore aq edhe e madhe. Te unë është pak më e madhe. Sepse çfarë mbjell korr dhe unë jam i lumtur për atë që kam mbjellë. Vij në një shtëpi të re dhe të madhe tuajën. Keni gjithë entuziazmin dhe energjinë. Ju kam ndjekur dhe do kthehem tek ajo që thoje edhe në  “Big Brother VIP” :Unë jam ky që jam dhe bëj atë që dua. Keni bërë çfarë keni dashur.

Romeo: Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapësinor.

Më pas Donaldi ka lexuar edhe letrën që i kishte shkruar Agroni gjatë pjesëmarrjes së tij në BBV ku dhe janë përlotur të tre.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?