Sali Berisha

Berisha vjen me propozimin e çuditshëm: T'i detyrojmë shqiptarët të votojnë! Nga debati në Belgjikë te Koreja e Veriut, ja cilat vende e kanë votimin e detyrueshëm

26 Nëntor 2022, 14:23| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 14:37

  • Share

Në komunikimin e kësaj jave me simpatizantë që i bëjnë pyetje në facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha i kishte edhe disa ide që nuk i kishte shprehur më parë. Në mënyrë të beftë Berisha tha se për të luftuar fenomenin e shitblerjes së votës ai do të kërkojë që vota në Shqipëri të bëhet e detyrueshme dhe qytetarët të mos lejohen të rrinë në shtëpi ditën e zgjedhjeve.

 “Ne do kërkojmë të vendoset me ligj votimi i detyruar. Kjo do të shmangë qëndrimin në shtëpi të atyre që nuk vijnë për të votuar. Një nga mekanizmat që përdor Rama dhe që përdoret nga klikat, është ekzekutimi i votës pa u hedhur në kuti. Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni,” tha Berisha.

Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet vendore të majit. Ai ka ‘kërcënuar’ Ramën duke i thënë se  “prite cunamin nëse bën cunam”

“Nuk dua të kem asnjë iluzion se Rama, siç e paralajmëroi në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunam. Do i them prite cunamin nëse bën cunam, të jetë i bindur se kurrë nuk do ta gëzojë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Kjo është hera e dytë që nga Selia blu bëhet një propozim i tillë, kur para pak vitesh ka qenë Edmond Spaho, në cilësinë e nënkryetarit të PD që e ka bërë këtë propozim pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, mbase i ndikuar edhe nga pjesëmarrja e ulët.

Por sa vende në të vërtetë e kanë ‘votimin e detyrueshëm’ dhe cilat janë ato. Në glob nuk janë më shumë se një dyzinë vendesh që e aplikojnë votimin e detyrueshëm. Në shumicën prej tyre zbatimi është shumë i vështirë dhe shumica e sanksioneve nuk zbatohen. Sanksionet që ekzistojnë ndaj këtij detyrimi janë të ndryshme, si gjobë në vlerë monetare, heqja përfundimtare nga listat e votuesve, heqja e mundësisë për të përdorur disa shërbime publike etj.

Sa i përket demokracive perëndimore aktualisht janë vetëm vende si Belgjika, Luksemburgu, Lihtenshtajni dhe Australia, vende në të cilat ka një debat të madh nëse duhet apo jo. Megjithatë mosparaqitja e qytetarëve në votim dënohet me gjoba, përgjithësisht me vlera të vogla, ndërkohë që ata kanë arsye dhe e justifikojnë pamundësinë për të votuar nuk janë subjekt i gjobave.

Të gjitha vendet e tjera janë vende kryesisht të Amerikës Latine por edhe të Afrikës dhe Azizë. Ndërkohë që një nga shtetet që e ka votën e detyrueshme është edhe Koreja e Veriut e Kim Jong Un.

Sa i përket Shqipërisë, edhe gjatë periudhës së komunizmit, regjimi hoxhist propagandonte pjesëmarrja në votime ishte e lirë. Megjithatë sigurisht pjesëmarrja ishte mbi 99% për shkak se  cilido që nuk merrte pjesë në zgjedhje kishte pasoja të mëpasshme.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 27/11/2022 04:17

    Do vijm te votojm per ju o te poshter o te pa ngopur qe na e keni rrjepur shqiperin

    Përgjigju
  • rocka: 26/11/2022 16:16

    duhet te behet edhe nje ligj qe te gjithe te dalin ne proteste po tha salihi

    Përgjigju
  • Poni: 26/11/2022 14:55

    Nje gje eshte e sigurte ,po te me detyrojne te votoj,do te votoj,per ate parti me te re dhe qe kryetari i saj te kete lindur me 1990,per keta plehrat e staxhionuara kurre ne kete dhe ate jete

    Përgjigju
  • Kola: 26/11/2022 14:32

    U ringjadh perseri ENVER HOXHA me votime te detyrueshme!

    Përgjigju
    • i pandehuri Berisha: 27/11/2022 05:20

      Plotesisht dakort me ty Kole. Vetem nje sekretar i partise se punes mund te bente nje propozim te tille. Dhe rezultatet e votimit do te jene 99,99%.....

  • Gidi: 26/11/2022 14:29

    Boje si trush o karaMULLAH Ty te urren nji komb I ter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?