'Në premierë dështova dhe nisa të qaja’, aktorja Zamira Kita rrëfen gjithçka “N’kohë”, nga malli për estradën e vjetër te raporti me skenën sot

2 Prill 2022, 22:25| Përditesimi: 2 Prill 2022, 22:35

  • Share

Ndjesi të çuditshme përjeton aktori në skenë. Raste ka edhe kur ndihesh ftohtë, ashtu siç e përshkruan  Zamira Kita, artistja që ka fituar disa çmime në karrierën e saj. Ndryshe dhe të sinqertë, në rrëfimin e saj në emisionin “N’kohë”, në Report Tv me gazetarin Ermal Qori. Zamira përshkruan gjithçka me detaje për jetën e saj. Në premierën e shfaqjes “Velloja e bardhë” ajo ndalet në kujtesë.

“Kam pasur një monodramë, një vepër shumë e bukur dhe mua më është dukur sikur në premierë kam dështuar totalisht sepse nuk më ka ardhur aspak emocion, asnjë pikë loti e asnjë ndjenjë që trupi im të dridhej. Jam ndjerë e ftohtë sikur po lexoja një gazetë. Publiku e kishte marrë emocionin. Për herë të parë në jetën time u mbylla në gabinë dhe fillova të qaja pafund”-tha Zamira në “N’Kohë’.

Kohët kanë ndryshuar, por skena jo. E si e tillë, çastet më të bukura janë përjetuar me aktorë të mëdhenj, tashmë të larguar duke lënë pas vepra madhështore.

“I kujtoj me kaq shumë mall, me emocion, me nostalgji edhe dhimbje sepse shumë prej tyre i kemi humbur, nuk i kemi. Edhe përveçse më mungojnë mua si Zamira i mungojnë edhe publikut. Nuk është e lehtë të humbësh Aleko Prodanin”-tha ajo.

Për Zamirën, Korça mbetet e pazëvendësueshme, ashtu si dashuria që e mbërtheu mes jetës aty, e nuk e zhgënjeu kurrë. Sot, si drejtoresh e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, raporti me skenën është një raport si pijetari me verën e vjetër. Ajo zgjedh të interpretoj diçka nga shfaqja e fundit të vendosur në skenë, ndërsa nuk nguron të theksojë se dera e hapur është gjithmonë një mundësi për këdo që e ka një ëndërr.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?