Enkelejd Alibeaj e Sali Berisha

Në PD s'ka fund komikja, Rithemelimi dhe Alibeaj propozojnë Rezoluta të ndryshme për gjenocidin serb në Kosovë në të njëjtën ditë

27 Maj 2022, 22:22| Përditesimi: 27 Maj 2022, 23:04

  • Share

TIRANË- Në Partinë Demokratike duket se nuk ka fund komedia, kjo pasi për të njëjtën çështje kanë propozuar dy rezoluta të ndryshme në Kuvend. Jo vetëm dy kryetarë, dy Kuvende e dy këshilla kombëtarë, por Partia Demokratike edhe propozimet i bën të dyshe për të njëjtën çështje. Situata qesharake në selinë blu, ka arritur në limitet e komikes, e tashmë po bëjnë një ‘luftë rezolutash’.

Pas PD-së së Enkelejd Alibeajt i cili depozitoi mesditën e sotme një projekt-rezolutë në Kuvend për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë edhe Grupi i Rithemelimit i Sali Berishës ka propozuar njëjtën projekt rezolutë në Kuvend. Në rezolutën e depozituar nga grupi i Rithemelimit, që u bë publike sot, kërkohet që Kuvendi të miratojë rezolutën që dënon genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut. Rithemelimi kërkon që Kuvendi ta miratojë këtë rezolutë në prag të 23 vjetori të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s. Po ashtu kërkohet që data 15 janar të shpallet si dita e kujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë projekt-rezolutën e cila qe premtuar më herët nga PD.  PD e Alibeajt njofton se Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës. 

Miratimi i një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë ka qenë një kërkesë zyrtare e Kosovës, përmes presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Osmani gjatë vizitës në Tiranë më 17 dhjetor të vitit 2020, u ka bërë thirrje bashkëkombësve deputetë që edhe Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si ai i Kosovës të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Osmani u shpreh gjatë fjalës saj se Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territore, ndërsa akuzoi këtë të fundin për gjenocid. Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Ilir Meta, Vjosa Osmani kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, ku do të dënohej gjenocidin serb në Kosovë.

"Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për krimet serbe në Kosovë dhe ka kërkuar që ata që e kryen gjenocidin të dalin para drejtësisë. Është krejtësisht e natyrshme që të presim që Shqipëria të jetë vendi i dytë që ta bëjë këtë, pas Kosovës,” theksoi Vjosa Osmani.

Gjatë 2 dekadave të fundit Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës. Se çfarë do të ndodhë me këtë propozim të PD ende është e paqartë.  (Ishte Sali Berisha i cili disa javë më parë tentoi të sajonte një kauzë të re politike, në përpjekje për dhe futur në kurth mazhorancën. Bëhet fjalë për propozimin e rezolutës nga ‘Rithemelimi’ i Berishës për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Berisha u kujtua pas 27 vitesh për rezolutën, duke përdorur një nga masakrat më kobshme në Ballkan, për interesat e tij politike. 

 

Ora 14:50
PD propozon Rezolutë në Kuvend: Të dënohet masakra dhe gjenocidi serb në Kosovë

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rezolutë për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj mësohet se ka dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë këtë rezolutë e cila qe premtuar më herët nga PD. 

PD njofton se Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës. Ajo bazohet në raportin e Reporterit Special të OKB-së A/53/322 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dt. 11.09.1998, për vrasjet dhe ekzekutimet e banorëve shqiptarë në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve; sikundër dhe në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Sesionin e 53-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR.19, dt. 9 korrik 1999, për fundshekullin e 20-të “nën retë e zeza të gjenocidit”, e që karakterizohet edhe nga “fushata e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe në Kosovë, që duket se ka vetëm një qëllim: të dëbojë nga Kosova ose të vrasë sa më shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar të drejtat themelore për jetën, lirinë dhe sigurinë”.

"Rezoluta i referohet krimeve të kryera nga forcat serbe përmes një fushate të planifikuar dhe institucionalizuar në rang shtetëror me qëllim zhdukjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike, që rezultoi me dëbimin e rreth 1 milion personave (shoqëruar me konfiskimin e dokumenteve të identitetit, automjeteve apo çdo lloji tjetër me qëllim shkatërrimin e dëshmive për identitetin dhe përkatësinë e tyre shtetërore), vrasjen e rreth 12 mijë civilëve të pambrojtur nga të gjitha etnitë, mes të cilëve 1392 fëmijë dhe 1739 gra;

Gjithashtu në bazën e saj janë 100 masakrat kolektive të evidentuara ndaj popullsisë civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë, me shkatërrime të vendbanimeve dhe shtëpive në shumë qytete e fshatra në territorin e Kosovës; duke pasur parasysh tmerret e këtyre akteve brutale ndër të cilat përfshihehn djegien e gjallë në prani të të familjarëve, vrasjen mizore të fëmijëve, grave dhe të moshuarve si në Likoshan, ku nga 28 Shkurti deri në 1 Mars 1998 pati 24 viktima civile", thuhet në njoftimin e PD. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mullaret me bar te kalbur: 28/05/2022 12:58

    Qe te gezohen keta tipa prej leshi, duhen miratuar nga 20 rezoluta ne jave ndonese kane kaluar mbi 20 vjet qe kane ndodhur dhe miratuar keto genocide

    Përgjigju
  • karadakliu: 28/05/2022 12:14

    Keta qe,duke bashkepunuar me serbet,duke ju ofruar derivate, kane shkaktuar deme ne njerez e ne vlera materialee shpirterore,Sot po dalin "atdhetare" dhe deklarojne ne Kuvend rezolute,a. per gjenocid ne ZSrebrenice,tani ne Kosove e ndoshta edhye ne Ukraine e tutje.Ec e mos ju prano "vlera njerezore e dem0pkratike" ne nivel kombetar e nderkombetare.

    Përgjigju
  • Ambrosa: 28/05/2022 07:51

    Te pakten komikja te ben te qeshesh. Por cti bejme tragjikes se PS qe nuk miraton rezolutat ndaj genocidit serb???

    Përgjigju
    • Mario: 28/05/2022 14:25

      Ne fakt PS ka qene ajo qe ka mirratuar mbi 14 rezoluta kur gjenocidi ndodhte dhe Saliu me PD'ne i bojkotonte.

  • Iris: 28/05/2022 01:49

    Nuk eshte komike,eshte per te ardhur keq.Dy gjela,plaku dhe i riu qe kerkojne majen me te larte te plehut dhe zoterimin e kotecit.Gjykata ka per t'i dhene fund kesaj farse.

    Përgjigju
  • Populli: 27/05/2022 23:26

    Keq e me keq do perfundojne..I ka zene haku i popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?