Në Kuvendin e Shqipërisë nderohet Konferenca e Pezës! Spiropali: Të ndalin luftërat e përditshme, për të ardhmen

16 Shtator, 17:28| Përditesimi: 16 Shtator, 17:42

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot Konferencën e Pezës në një aktivitet të posaçëm, ku u evidentuan vlerat e shoqërisë shqiptare si anti-fashiste. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali bëri thirrje që politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit për integrimin në BE.

‘Unë sinqerisht e ëndërroj atë ditë. Që në të përditshmen e politikës shqiptare, pavarësisht ndarjeve reciproke në të mirë e në të këqinj, në të aftë dhe të paaftë, në të ndershëm dhe të korruptuar, në ëngjëj e banditë, në policin e mirë e policin e keq, në të majtë e të djathtë, duhet të identifikohet mbi çdo gjë tjetër se çfarë na bashkon tej kufirit që na ndan. Çfarë na detyron që të rendim bashkë në një drejtim, të punojmë si një trup me dy krahë drejt një synimi të përbashkët? Për çfarë motivi e arsyesh duket të heqim armët dhe të vemë në punë mendjen e shpirtin? Për çfarë na nevojitet paqja e përkohshme, ndër luftën tonë të paprerë?

 Unë e di që do të jetë shumë e vështirë të shpjegohet nesër për brezin që do të vijë se pse kemi prodhuar kaq helm e tela me gjemba në politikë; por di gjithashtu, që edhe në mos qofshim të zotë ta bëjmë ne, do ta bëjnë ata: ata do të bëhen bashkë në emër të gjakut, gjuhës, historisë dhe aspiratës sonë për të parë gjithmonë se në Shqipëri, Lind aty ku Perëndon!’- tha Spiropali.

Më16 shtator 1942, në Konferencën e Pezës u mblodhën përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit dhe përpunuan platformën e përbashkët të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?