Foto ilustruese

Vendimi i Bordit/ Ulet çmimi i naftës e benzina, do shiten me 229 lekë për litër! Gazi nuk ndryshon, mbetet 90 lekë për litër

19 Maj 2022, 16:32| Përditesimi: 19 Maj 2022, 17:20

  • Share

TIRANË- Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar brenda 24 orëve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 229 lekë nga 234 që ishte.

Edhe benzina ka pësuar ulje me 8 lekë, ku nga 237 lekë litri do të shitet me 229 lekë/litri. Nga ana tjetër, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, ku vijon të shitet me 90 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)", thuhet në njoftim.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

"Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë", shkruhet në njoftim.

Nafta
Ishte 
234 lekë litri
Bëhet 229 lekë litri
Benzina
Ishte 
237 lekë litri
Bëhet 229 lekë litri
Gazi
Mbetet 
90 lekë/litri

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?