Ndotja e Liqenit të Komanit fenomen shqetësues! Vizitorët: Pamje të turpshme, të merren masa

9 Qershor, 13:55| Përditesimi: 9 Qershor, 20:18

  • Share

Edhe këtë vit liqeni i Komanit ofron pamje shqetësuese nga ndotja masive. Kudo shikon mbetje nga më të ndryshmet, ndërsa vizitorët e parë kërkojnë që të merren masa përpara se turistët e shumtë të mbërrijnë në vendin tonë.

Një mrekulli e natyrës, liqeni i Komanit në nisje të sezonit turistik ofron një pamje shqetësuese. Fenomeni i përvitshëm i ndotjes masive të tij vihet re edhe këtë vit.

Përgjatë gjithë lumit, pamjes mahnitëse të tij vëmendjen ta tërheqin shishet plastike, apo lloje të tjera të mbetjeve.

Vizitorët e parë të liqenit të shqetësuar për atë çka ju shohin sytë, thonë se kjo gjendje është e turpshme sidomos ndaj turistëve të huaj që duan të shohin Veriun.

“Hera e dytë që udhëtoj, por më bën shumë përshtypje se qenka shumë i ndotur nga materialet plastike, drusore, ineret. Panorama shumë e bukur, por mbetjet shumë shumë turp. Se di për të huajt çfarë përshtypje mund të lëre. Të ndërhyjnë institucionet”, tha një vizitor i Komanit.

“Hera e 3-të që vij. Jemi nisur për në Valbonë, por problemi i ndotjes. Ka shumë pa pastërti. Shumë shishe plastike, drunj. Ka shumë turista dhe gjynaf këto pamje”, tha një tjetër pushues.

Vizitorët e Komanit dhe Valbonës, bëjnë apel ndaj institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje përpara se fluksi i turistëve të shtohet.

“Prej Shkodre. Që kaloj tek kjo pjesë është hera e parë. Bukuria normal më bën përshtypje, por ka shuëm ndotje. Kështu nuk lihet. Duhet të bëhet ndërhyrje”, tha një tjetër.

“Ndotja e shumë për të dëshiru. Skandal me e pa. Shumë pamje katastrofike. Turp. Është koha me ndërhy sa është fillimi i sezonit. Turp, marre të lihet në këtë lloj situate”, u shpreh një tjetër.

Për të pastruar liqenin nga ndotja masive ka pasur ndërhyrje vullnetare, por për shkak të mungesë së pajisjeve përkatëse ata nuk kanë arritur që ta pastrojnë plotësisht. Liqeni i Komanit është krijuar më shumë se 45 vite më parë, teksa preferohet në masë për natyrën e egër që e rrethon.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2024 01:27

    Po cfare pajisje kerkon?! Fillojeni pastrimin me metoda rudimentale,nje rrjete e dendur nga ato te peshkimit e mbajtur ne siperfaqe dhe e tendosur nga te dyja anet si rrjete tenisi nga dy motobarka nga te dyja anet,qe te terheqe e te mbledhe mbetjet.

    Përgjigju
  • Or tej: 09/06/2024 23:45

    Pse nuk vijne gjermanet ta pastrojne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?