Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë po hyjnë në një nivel tjetër acarimi, gjendje kjo që u bë e qartë më 13 shtator nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë të posaçme, presidenti serb shpalosi 7 kërkesa, si parakushte të domosdoshme për një përparim në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: shpalljen e zgjedhje në veri dhe tërheqjen e njësive speciale, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe funksionet gjyqësore, asosacionin, lirimin e të burgosurve politikë dhe kthimin e dinarit.
Aludimet e mediave serbe se Beogradi synon ripushtimin e Kosovës u konfirmuan nga Vuçiç, i cili tha se ky skenar ka qenë pjesë e diskutimeve të brendshme.
Sipas një dokumenti që iu shpërnda mediave para daklaratës së Vuçiç, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për “paligjshmërinë” e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.
Pas këtyre zhvillimeve kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sheh planin e Serbisë për sulme të tjera paramilitare dhe terroriste, duke përdorur si arsyetim lajme të rreme dhe fushata dezinformuese me mbështetjen e Rusisë.
Megjithatë, qasja e Kurtit karshi Serbisë, po kritikohet edhe brenda Kosovës. Ish- zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha në një intervistë për Report Tv tha se Serbia po viktimizohet.
‘Vendimet e qeverisë Kurti, lidhur me komunitetin serb në veri, i kanë dhënë mundësinë Serbisë të viktimizohet në arenën ndërkombëtare”, tha ai.
Deklaratat e Vuçiç u kritikuan nga ndërkombëtarët. Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, thotë se Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme, por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur
“Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan Torres në rrjetin social X.
Pavarësisht deklaratave e veprimeve të njëanshme, Brukseli vazhdon rolin si pikë përbashkuese e 2 palëve, për uljen e tensioneve. Media Radio Evropa e Lirë njofton se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Por nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen vetëm takime bilaterale të të dy delegacioneve me emisarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
S.B//ReportTv.al
Si thua ti ish...A do ishte e udhes qe ti leshohet Veriut i Mitrovices Serbise?Sepse keshtu nuk mund te viktimizohet.Se dyti,solmi ne Banjskes a nuk mund te klasifikohet si lufte clirimtare si lufte per mbrojtjen e komunitetin serb?Sepse keshtu nuk viktimizohet Serbia.Se fundit,a nuk do ishte e udhes te kthehej kosova ne krahinen autonome te shtetit serb? Sepse keshtu nuk viktimizohet Serbia,sepse kosoven e Ka per zemer.Sepse kosova u okupuan nga Ushtria agresive kriminale e quajtur UCK.Sa do ta qetsojne Vucicin keto fjalet e tua,do shpetojne Serbine nga viktimizimi
Përgjigju