Ndahet nga jeta Bujar Nishani, Presidenti i 6-të i Shqipërisë post-komuniste, 3 herë ministër dhe deputet në 2 legjislatura

28 Maj 2022, 14:38| Përditesimi: 28 Maj 2022, 16:47

  • Share

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Lajmi është konfimuar edhe nga të afërm e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të politikanit shqiptar.

Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. 

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Ora 14:51
Kush ishte Bujar Nishani, ish-ushtaraku që ngjiti të gjitha shkallët e karrierës deri në Presidencë

Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29.09.1966.

Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane në Shkollën e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Më pas, në vitin 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Në vitin 1996 Nishani shërbeu në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997, ai u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra.

Karriera politike e Nishani kaloi në këto faza: Ai u bë anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1991; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë; në vitin 2003 u zgjodh nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; në vitin 2005 zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike.

Në korrik të vitit 2005, Nishani, kandidat për Partinë Demokratike, u zgjodh deputet në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, z. Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm; nga shtatori 2009 deri në prill 2011 shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe më pas, në prill të 2011 z. Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit.

Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë.

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në 24 korrik të vitit 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Nishani ishte njohës i mirë dhe i rrjedhshëm i gjuhës angleze. Bujar Nishani është i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë: Ersi dhe Fjona Nishani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 29/05/2022 10:42

    Të rrojnë e ta kujtojnë të afërmit dhe familjarët e tij. Kjo eshte ajo që u mboll në 30 vjet shkërdhatokraci, shteti u vodh u degradua, u pshur në cdo drejtim, mjekësia degradio në cdo drejtim aq sa këta politikan nuk pyetën se një ditë do shkonin vet në dyert e spitaleve shqiptare dhe jo të vdisnin në spitalet e Europës... Unë personalisht do e mbaj mend si dikë që mbante anën e një KM SB që vetëm për të bërë shtet dhe demokraci nuk mendoi kurrën e kurrës.

    Përgjigju
  • Fadili: 29/05/2022 03:48

    Kur demure dhe vdesin harrohen te gjitha vjedhjet dhe mashtrimet! Shikoni ata te shkretet qe u mbyten dhe ato qe zuri korenti e shume te tjere qe po vdesin ne varferi ekstreme se vetem per ata kurre nuk punuan dhe menduan keta lloj fare “politikanesh” alla hajdute

    Përgjigju
  • Iris: 29/05/2022 03:16

    Z.Nishani pati nje histori jete shume intreresante,ashtu si shume shqiptare te tjere qe jetuan ne dy epoka e regjime te ndryshme.Jeta e tij private eshte dicka qe i takon vetem familjes dhe te afermve te tij,sa per jeten e tij politike dhe zgjedhjet qe ai beri,tashme eshte dicka qe i takon gjykimit te historise,ajo dhe koha do te jene vleresuesit me te mire se si do te mbahet mend e kujtohet z.B.Nishani.

    Përgjigju
  • Hoxha: 29/05/2022 02:06

    Qofte I xhenetit..

    Përgjigju
  • Mirela Kopliku: 28/05/2022 20:44

    E nderuara z. Nishani! Humbja e parakoheshme e njeriut tuaj te shtrenjte, me hidheroi dhe tronditi pa mase. Ngushellimet e mija me te sinqerta per njeriun e ndershem e fisnik qe ju dhe Shqiperia humbi, por Zoti zgjedh me te miret. Qofte i Xhehnetit dhe ju rrofshi dhe e kujtofshi!

    Përgjigju
  • Fshati: 28/05/2022 18:35

    Ngushellime familjes, por ju politikanet e tjere à e shihni ku e keni çuar vendin. As per ju nuk ka me spitale ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Ali: 28/05/2022 18:24

    Me pa punu per shqipnin si duhete, nuk kishte shku neper spitalete e bote por te kishte nertu nje ne shqipnin. Nje hajn ma pak

    Përgjigju
  • Fetari: 28/05/2022 17:40

    Me mire te kishte thyer qafen saliu...ne gjume ishallah...

    Përgjigju
  • Lloji: 28/05/2022 17:31

    Lexo mir o Like floriri, kur per te ndjerin qe mezor ju del ndonje ngushellim nga goja Shqipetareve, po kur te vdesish ti?!Vetem komente negative e tallje do kete, populli nuk haron edhe ne diten me te keqe…. Deri tani vetem Alfred Moisiu plotesoi sadopak institucionin e Presidentit, te tjeret zhulsa e kriminel te gjith qene!

    Përgjigju
  • titi: 28/05/2022 17:11

    Ishte nje ushtarak i zoti beri shum per mbrojtjen e vendit

    Përgjigju
    • Lexues: 29/05/2022 12:29

      O tito...gjate ciles lufte beri shume per mbrojtjen e vendit??? Niveli i popullsise ne shqiperi te ben te jesh more mire aleat me kriminelet se sa me popullin

    • Emri: 29/05/2022 10:04

      Vertet? Kur dhe çfare?

  • Ec aty: 28/05/2022 17:09

    Ja kështu u hap rruga per te tjeret..pas këmbën e mbarë..marte mbrapa te gjithë ata që kanë bashkëpunuar...

    Përgjigju
  • ualu: 28/05/2022 17:00

    Beteja me e rendesishme e jetes se Nishanit ishte beteja kunder parkut te lojerave per femije tek liqeni artificial.Eshte per tu shenuar ne rekordet e librit Guiness qe Nishani eshte i vetmi president ne bote qe ka protestuar kunder nje parku lojerash per kalamaj.

    Përgjigju
  • Tori: 28/05/2022 16:57

    Sa shpirtkazma komentojnë në këtë portal mër jahu!

    Përgjigju
    • Artur: 28/05/2022 17:17

      Ngushellimet nuk behen me detyrim. Vehen vetem nese i ndjen. Komentet jane perceptimi qe njerzit kishen per J*rin.

  • Dori: 28/05/2022 16:41

    Past kemben e mbare per Berishen

    Përgjigju
  • Veti: 28/05/2022 16:12

    Ngushëllime, Ky kishte kohë që kishte mbaru, por e përdori sali shpellari edhe si sakat edhe te vdek!

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/05/2022 16:11

    Vepra e gjithsecilit prej neve, vlen pèr kètè botè dhe kujtimin qè lèmè pas. Pèr çfarè ta mbajmè mènd Bujar Nishanin? Pèr tè qènit kapterr i Saliut? Apo president i padenjè? Jo jo, askush nuk do vishet me tè zeza dhe do ndihet i pikèlluar pèr ndarjen nga jeta tè njè shèrbètori sharlatanèsh.

    Përgjigju
  • Mjeku: 28/05/2022 16:00

    A i kishte bere vaksinat perpara?

    Përgjigju
  • Tutu: 28/05/2022 15:52

    Per sinqeritet , me ka trishtuar shume here me teper vdekja e dy vogelusheve ne rezervuarin e Prushit …!!

    Përgjigju
  • Per Gazin: 28/05/2022 15:28

    Gazmedia po shpreh pikellimin e madh.......po shkruan dy rreshta te ndiera nga shpirti i saj qe po lengon. E tmerrshme cfare uji e buke hani o politikqener te ndyre. Per cfare familje te madhe politike flet ti mor bure i tredhur.

    Përgjigju
  • Leo: 28/05/2022 15:10

    Ngushellime familjes .. sa per kush ishte dhe si ishte...ska nevoje ta thote asnje politikan... Pasi asgje qe arriti nuk e meritonte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?