Kristaq Traja

Kronikë

Ndërron jetë në Strasburg Kristaq Traja, ish gjyqtar i Shqipërisë në GJEDNJ dhe kryetar i grupit të reformës në drejtësi

29 Shtator 2021, 11:34| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 12:02

  • Share

Një tjetër lajm i trisht për sistemin e drejtësisë në vend. Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur të Shqipërisë në këto 30 vite, Kristaq Traja.

Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Report Tv mëson se  Traja është shuar në Strasburg, ku jetonte prej vitesh pasi ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.

Traja ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ai më parë ka mbajtur edhe pozicionin e -zv ministrit të Drejtësisë, si dhe ish-rektor i një universiteti privat.Mbrëmjen e djeshme u njoftuar gjithashtu se u nda nga jeta edhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë për 7 vite , përkatësisht në vitet 2000-2007.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 29/09/2021 09:58

    Nje hale me pak…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?