Andrew Strong

Ndërron jetë avokati i ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë, Andrew Strong

11 Dhjetor 2023, 20:18| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 20:25

  • Share

Andrew Strong, avokati amerikan i cili ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Hagë, dhe së fundmi avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hënë.

Për vdekjen e parakohshme të avokatit amerikan kanë reaguar kreu i AAK-së, Haradinaj dhe ish-këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi, të cilët shprehen të pikëlluar për lajmin.

”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi.

Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

”Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”,- ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa Bytyçi është shprehur se avokati i ndjerë meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.

Faleminderir për të gjitha, vëlla!”,- shkruan Bytyçi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?