Me rreth të kuq, aktori Mike Hagerty

Ndërron jetë aktori i njohur i serialit 'Friends'

7 Maj 2022, 09:07| Përditesimi: 7 Maj 2022, 09:10

  • Share

Aktori Mike Hagerty, i cili u bë i njohur përmes rolit të tij ne serialin e famshëm amerikan “Friends” ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles", shkruan Everett, teksa tregon edhe marrëdhënien e ngrohtë me të.

“E doja Majkun në momentin kur e takova. Ai ishte kaq i veçantë. I ngrohtë, gazmoz. Jemi të shkatërruar që ai ka ndërruar jetë", vijon Everett, teksa nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes.

Hagerty ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?