Pacers vs Celtics

NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë

31 Tetor, 12:45| Përditesimi: 31 Tetor, 12:46

  • Share

SHBA - Humbja e parë në sezonin e rregullt të NBA për Bostonin. Kampionët në fuqi humbën 135-132 në kohën shtesë kundër Indianës. Skuadrat e vetme të pamposhtura mbeten Cleveland dhe Oklahoma Thunders, të cilët mundën Lakers (134-110) dhe San Antonio (105-93).

Golden State mposht Pelicans 104-89, Detroit mposht Filadelfian (105-95). Humbja e Clippers në Los Angeles; Portland fiton 106-105. Një Touns i madh (44 pikë dhe 13 kërcime) i tërheq Knicks në Miami (116-107).

Cleveland kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me 5 fitore. Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cavaliers.

Në Perëndim kryeson ekipi i Oklahomës, që mundi 105-93 San Antonio, duke korrur fitoren e katërt radhazi (s’ka asnjë humbje). Fiton edhe skuadra e Golden State, që falë 21 pikëve të Hield mundi 104-89 Neë Orleans.

Rezultatet:

INDIANA PACERS-BOSTON CELTICS 135-132

CLEVELAND CAVALIERS-LOS ANGELES LAKERS 134-110
OKLAHOMA CITY THUNDER-SAN ANTONIO SPURS 105-93

GOLDEN STATE WARRIORS-NEW ORLEANS PELICANS 104-89

LOS ANGELES CLIPPERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 105-106

PHILADELPHIA 76ERS-DETROIT PISTONS 95-105

MIAMI HEAT-NEW YORK KNICKS 107-116

MEMPHIS GRIZZLIES-BROOKLYN NETS 106-119

CHICAGO BULLS-ORLANDO MAGIC 102-99

WASHINGTON WIZARDS-ATLANTA HAWKS 133-120

CHARLOTTE HORNETS-TORONTO RAPTORS 138-133

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?