Joel Embiid

NBA/ Dy qendrat thyejnë rekordin personal të pikëve, Embiid shkruan historinë me Filadelfian! Fiton Celtics, zhgënjen Minesota

23 Janar, 12:59| Përditesimi: 23 Janar, 13:01

  • Share

Nata e 22 janarit në elitën e basketbollit amerikan NBA nuk do të harrohet lehtë, së paku nga Joel Embiid dhe Karl Anthyony Towns. Ka qenë një natë e rekordeve për dy qendrat e lartpërmendura që kanë arritur të thyejnë rekorde personale sa i përket pikëve të shënuara në një ndeshje.

Philadelphia 76ers ka marrë një fitore të madhe ndaj San Antonio Spurs me 10 pikë diferencë 133-123 në një ndeshje ku Embiid ishte fantastik. Qendra kamerunase ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke realizuar 70 pikë që ishte rekord personal për të, shtoi 18 kërcime dhe dhuroi pesë asistime.

Paraqitje brilante kishte edhe qendra e Minnesota Timberwolves, Karl-Anthony Towns ne sfidën ndaj Charlotte Hornets të cilën skuadra e tij e humbi me tre pikë diferencë 125-128.

Town e mbylli ndeshjen me 62 pikë që ishte rekord personal për të, teksa shtoi edhe tetë kërcime e dy asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. Te fitorja doli Celtics, me Bostonin që mposhti Mavericks. Zhgënjim për Minesotën, me "Ujqërit" që u mposhtën nga Hornts.

Rezultatet në NBA:

Magic 99-126 Cavaliers

76ers 133-123 Spurs

Pistons 113-122 Bucks

Raptors 100-108 Grizzlies

Timeruolves 125-128 Hornts

Mavericks 110-119 Celtics

Suns 115-113 Bulls

Kings 122 - 107 Hauks

Renditja në dy Konferencat:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?