Clippers - Warriors

NBA/ Celtics fiton me Cavaliers dhe kryeson në Lindje, sukses edhe për Minnesota! Warriors në krizë

15 Dhjetor 2023, 13:31| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 13:33

  • Share

Basketbolli elitar në SHBA ka zhvilluar ndeshjet e radhës, me Boston Celtics dhe Minnesota Timberwolves që kanë marrë fitoret e radhës dhe vijojnë të kryesojnë në konferencat Lindore dhe Perëndimore. Vijon kriza e Golden State Warriors që u mund 121-113 nga Clippers.

Kampionët e Denver fituan 124-101 ndaj Brooklyn në takimin e radhës në NBA, duke qenë të dytët në Konferencën e Perëndimit. Diferencën e bëri Nikola Jokic, autor i një “triple double” (26 pikë, 15 rebound e 10 asist).

Në vendin e parë ndodhet Minnesota, që mundi 119-101 Dallas. Reid me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesota, surpriza e këtij edicioni, ndërsa 39 pikët e Doncic për Dallas mbetën për statistikë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes është Boston, që mposhti 116-107 Cleveland. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë (Tatum 27 pikë).  Vijon momenti negativ për ekipin e Golden State, që u mund 121-113 nga Clippers, duke dalë edhe nga zona play-off.

Thompson realizoi 30 pikë që s’mjaftuan, ndërsa për Clippers u dalluan Harden me 28 pikë e Leonard me 27. Befason Chicago Bulls, që falë një loje të mirë kolektive mundi 124-116 Miami Heat.

Rezultatet

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?