Boston - Indiana në 'TD Garden'

NBA/ Boston Celtics fiton finalen e parë play-off, mposht Indianën pas shtesës dhe merr avantazhin

22 Maj, 13:10| Përditesimi: 22 Maj, 13:11

  • Share

Boston Celtics kanë fituar ndeshjen e parë finale play-off në Konferencën e Lindjes ndaj Indiana Pacers me pesë pikë diferencë 133-128. Sfida e zhvilluar në 'TD Garden' ishte e jashtëzakonshme, pasi fituesi u përcaktua vetëm pas kohës shtesë.

Të gjithë titullarët e ekipit të Boston realizuan mbi 15 pikë, ku më i miri ishte Jayson Tatum, autor i 36 pikëve dhe 12 rebound. Mirë u paraqitën edhe Holiday me 28 pikë e Broun me 26 pikë, një trio që u tregua e saktë në momentet vendimtare.

Për Indianan 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, një lojë e mirë kolektive, por që në fund nuk dolën te përfundimi i dëshiruar. Haliburton me 25 pikë e 10 asist ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Edhe ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në 'TD Garden', teksa ajo skuadër që i bën katër fitore e para kalon në finalen e madhe të NBA.

Ndërkohë që sot pritet të luhet dueli i parë final i play-off për Konferencën e Perëndimit mes Minnesotas dhe Dallas.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?