KFOR

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë është ende e paqëndrueshme

25 Tetor, 19:32| Përditesimi: 25 Tetor, 19:34

  • Share

NATO qartëson se aktualisht në Kosovë vazhdojnë tensionet dhe situata e sigurisë është e paqëndrueshme.

Për mediat e Kosovës, aleanca thekson se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkohet konsensus nga të 32 aleatët.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si siguria e tretë në reagim, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e sundimit të ligjit të BE-së (EULEX), të cilat janë përkatësisht përgjegjëset e parë dhe të dytë për sigurinë. Aktualisht vazhdojnë tensionet dhe paqëndrueshmëria, veçanërisht në veriun e Kosovës, duke kërkuar një rritje të trupave të KFOR-it që nga maji 2023. Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për RTV21.

Ndërkohë, NATO thekson gatishmërinë për zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes Ekipit Këshillues dhe të Ndërlidhjes së NATO-s (NALT).

Kjo mbështetje përfshin ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e edukimit dhe trajnimit – përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar të FSK-së për mbrojtjen civile.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?