Finalja e Superkupës rezultoi një mbrëmje perfekte për Real Madrid. “galaktikët” fituan trofeun e 6 të këtij kompeticioni, duke mposhtur Atalantën fituese të Europa League me rezultatin e pastër 2-0. Në stadiumin kombëtar të Polonisë, pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën Viniciu vendosi të tregohej edhe njëherë vendimtar në finale, fillimisht duke deportuar në zonë dhe më pas duke asistuar me portën e boshatisur për Valverden, i cili ndëshkoi italianët.
Mbremje nuk do të ishte e plotë pa golin e Mbappes, i cili në minutën e 68 vulosi fatet e kësaj perballje pas asistit të Bellingham. Për francezin një debutim ëndrrash me fanellën e Real Madrid, në një kohë kur të gjithë sytë ishin tek ai.
Me këtë sukses Reali u bë skuadra më me shumë trofe të Superkupës së Evropës në histori, duke lënë pas Milanin dhe Barcelonën me nga 5 suksese. Në të njëjtën kohë fitorja në Poloni e bëri trofeun e 14 të Ancelottit nën drejtimin e Real Madrid, duke barazuar rekordin e legjendës Migel Munjoz.
Në të njëjtën kohë Modriç hyri në librat e artë të historisë, pasi u bë lojtari më me shumë trofe në historinë e ‘galaktikëve’. Superkupa ishte trofeu numër 27 për kroatit, i cili në Poloni luajti si zëvendësues.
Ne.k./ReportTv.al