Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet pronari i një lokali në Prrenjas! Në magazinën e restorantit të tij u gjetën 1250 litra naftë

11 Prill 2022, 12:10| Përditesimi: 11 Prill 2022, 12:12

  • Share

1250 litra naftë pa faturë doganore, e cila vinte nga Maqedonia e Veriut është sekuestruar në Prrenjas. Policia ka vënë në pranga Ylli Kryeziun, 53-vjeç, banues në fshatin Qukës, pronar i një biznesni në Prrenjas.

Gjatë kontrollit në magazinën e bar-restorantit, në pronësi të 53-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.

53-vjeçari u arrestua për vepra penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?