Momenti i incidentit në Kuvend

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

9 Tetor, 18:08| Përditesimi: 9 Tetor, 18:11

  • Share

 Dita e sotme ka pasur një skenë të paprecedentë politike, teksa dhuna e rrugës e opozitës është zhvendosur edhe në zyrat e Kuvendit dhe konkretisht tek salla ku mbahen mbledhjet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Një nga episodet ishte edhe sulmi fizik i deputetit demokrat Xhelal Mziu, anëtar i komisionit, ndaj koleges Milva Ekonomi, të PS.

Ligjvënësja socialiste ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook, pasi është shtyrë nga Mziu, duke e cilësuar aktin si “degradim të deputetëve të opozitës dhe të papranueshëm”.

Ekonomi i bën thirrje kolegëve të PD që t’i kthehet arsyes dhe t’i japë fund kësaj formë të bërit opozitë.

Postimi i Milva Ekonomit:

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi. Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese. Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

Postimi i deputetes Milva Ekonomi


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, refuzon ftesën për dialog, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ekonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Deputetja: Keqardhje për degradimin


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?