Chermen Valiev (në qendër), me trajnerët e Kombëtares së Mundjes

Historike/ Shqipëria me tre mundës në Lojërat Olimpike, edhe Chermen Valiev kualifikohet për në Paris

12 Maj, 18:31| Përditesimi: 12 Maj, 18:53

  • Share

TURQI - Chermen Valiev është mundësi i tretë rus i natyralizuar si shqiptar që siguron kualifikimin për në Lojërat Olimpike "Paris 2024". 26-vjeçari i bashkohet kështu Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev që më herët kishin siguruar kalimin për në Olimpiadën që zhvillohet këtë verë nga 26 korriku - 11 gusht në kryeqytetin francez.

Në kualifikueset e sotme të zhvilluara në Stamboll, mundësi Chermen Valiev kaloi në fazën e 1/16 gjeorgjianin Avtandil Kentchadze me rezultatin 5-4, teksa në çerekfinale mundi italianin Frank Chamizo. Në gjysmëfinale 26-vjeçari kaloi Viktor Rassadin, ndërsa në finale mposhti 4-2 turkun Soner Demirtas në peshën deri në 74 kilogramë. Ky është një moment historik për mundjen shqiptare, që siguron tre garues në Lojërat Olimpike.

Kështu Shqipëria do ketë tre mundës në Lojërat Olimpike, teksa një vend në Paris ka siguruar edhe atletja kampione Luiza Gega në Atletikë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?