Muaj i vrullshëm! Ndryshime, para dhe.../Ja si do të jetë Qershori astrologjik sipas Jorgo Pullës

31 Maj, 16:11| Përditesimi: 31 Maj, 16:17

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimin për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut. ”Qershori është muaji më perfekt dhe i vrullshëm i çështjeve ekonomiko-financiare dhe i ndryshimeve të mëdha që priten dhe shenjat që do të kenë më shumë ndikim janë shenjat e ajrit si Binjakët, Ujori, Peshoret që nëse kanë patur probleme, tani i zgjidhin” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke vijuar me parashikimin astrologjik për 12 shenjat me rradhë.

Dashi

Ndikimi i Dashit jep shance shumë të mira për rinovimin dhe lehtësimin në fushën e karrierës. Është momenti që zgjidhni disa çështje ekonomiko-financiare dhe madje zgjidhet një çëshje ligjore që më parë ishte problem nga e shkuara. Në lidhje me dashurinë, lidhjet më të mira janë më Gaforre dhe Ujor. Koha më e mirë për zemrën është 15-ditëshi i dytë i muajit, ku do të bini në dashuri.

Demi

Duket se çliroheni nga vështirësitë që keni pasur dhe pikërisht tani ju vjen një mundësi e mirë në stabilizimin ekonomik-financiar. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Luan dhe Bricjap janë perfekte, ndërsa me Akrep është vetë jeta.

Binjakët

Meqënëse Jupiteri është në shenjën tuaj, Binjakët janë përpara një ndryshimi të madh që do të thotë mundësi, ekonomi, rritje në detyrë, apo ndryshime në punë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak-Luan, Binjak-Ujor janë perfekte.

Gaforrja

Mërkuri dhe Afërdita në shenjën e Gaforres, parlajmëron momente të lumtura. Do të zgjidhen probleme profesionale dhe problemet ekonomike që keni patur deri tani. Do të kapërceni çdo problem, çdo hall që keni patur deri më tani. Në çështje shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Akrep janë perfekte.

Luani

Ju jepet mundësia që të rinovoni çështjet ekonomiko-financiare gjatë muajit qershor. Çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, dashurinë apo vendime të rëndësishme zgjidhen më së miri. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Luan-Akrep, Luan-Ujor janë perfekte edhe pse bashkim familjar do të ketë me Demin e 10-të ditëshit të parë.

Virgjëresha

Duket se Virgjëreshat janë nervoze, por do të qetësohen dhe madje do të marrin dhe një punë të dytë, si dhe do të gjejnë dhe një burim të dytë të ardhurash. Sa i takon zemrës, është momenti më i mirë i mundshëm tani për të forcuar ekonominë, martesën apo lidhjet e reja. Lidhjet me Ujor, Binjak dhe Akrep janë më të mirat për Virgjëreshat.

Peshorja

Ju hapen horizonte të reja në punë, largohen vështirësitë dhe arrihen qëllime të mëdha në fushën e karrierës. 10-ditëshi i parë dhe i tretë do të përfitojë shumë në këtë aspekt, veçanërisht me ekonominë dhe ndryshimet në karrierë. Në anën shpirtërore, duhet të keni pak kujdes në lidhjet me Binjak dhe me Ujor, ndërsa mundësitë më të mira do i keni me Dashin.

Akrepi

Drejtësia vihet në vend për ju të shenjës së Akrepit. Marsi në shenjën tuaj ju ndihmon shumë, veçanërisht në fushën ekonomike ku shpërbleheni. Në një udhëtim që do të bëni, është momenti juaj. Pritet që të keni një lidhje, një marteseë apo diçka të papritur. Është momenti më i duhur për lidhje të reja dhe për dashurinë, sidomos Akrep-Luan, Akrep-Ujor.

Shigjetari

Qershori është më i miri si muaj në lidhje me punën, zemrën apo karrierën. Keni diplomacinë në plan të parë dhe e dini shumë mirë çfarë doni dhe ku doni të dilni. Ju vjen një zgjidhje ligjore për një çështje që e prisnit prej kohësh dhe do të gëzoni. Një njohje e papritur është domethënëse dhe finalizohet me sukses. Lidhjet me Gaforre, Virgjëreshë dhe Peshk janë ideale.

Bricjapi

Nuk duhet të nxitoheni edhe pse keni shumë mundësi. Do të merreni me një punë të dytë apo me një blerje të re. Në çështje shiptërore, lidhjet më të mira janë Bricjap-Bricjap, Bricjap-Dem apo Bricjap-Shigjetar që kthehet në një lidhje serioze.

Ujori

Do të zgjerohen në aktivitetin e tyre në fushën ekonomike. Duket se jeni shumë intuitivë pasi nuk hapeni, por prisni të realizohen gjërat më parë. Në fushën e biznesit jeni shumë përpara në ide. Pak kujdes me shpenzimet! Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Peshore dhe Binjak janë perfekte.

Peshqit

Peshqit kanë një mundësi udhëtimesh tani. Kanë shumë lëvizje në vendin e punës që janë në favor të tyre. Në punë dhe karrierë është momenti më i mirë i mundshëm për ju. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë më Gaforre dhe Dash janë të privilegjuara. Çdo gjë shkon mbarë dhe arrihet falë suksesit dhe punës së Peshqve.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?