Taylor Swift

MTV Video Music Awards/ Taylor Swift 'rrëmben' 7 çmime, kalon dhe Beyonce-n

12 Shtator, 21:18| Përditesimi: 12 Shtator, 21:31

  • Share

Një event madhështor ishte edhe këtë vit në UBS Arena në New York, dhënia e çmimeve MTV Music Awards, siç njihen ndryshe si oskar i muzikës.

Taylor Swift dominoi edhe një herë, duke u bërë artistja solo më e dekoruar e të gjitha kohërave, pasi fitoi shtatë kategori, duke përfshirë çmimin më të mirë të natës, videon e vitit.

Swift tejkaloi rekordin e Beyonce-s të vendosur si artiste solo, duke fituar VMA-në e saj të 30-të. Beyoncé ka fituar 25 VMA si artiste solo.

Për të shtatin vit radhazi, një grua fitoi çmimin e natës çmimin Video Vanguard, i njohur ndryshe si Çmimi për Arritjen e Jetës, i cili shkoi për Katy Perry.

Fituesit e mëparshëm të çmimit Video Vanguard përfshijnë Shakira, Beyoncé, Minaj, Madonna, Janet Jackson, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Missy Elliott.

Billie Eilish, Post Malone, Sabrina Carpenter, Chappell Roan, Eminem dhe të tjerë gjithashtu morën minimalisht nga një trofe.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, fitoi çmimin për koreografinë më të mirë këtë vit.

Ceremonia fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 10 shtator, por u shty për një ditë më vonë për shkak të debatit presidencial mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris. Në këtë ceremoni u vlerësuan artistët dhe këngët më të mira të publikuara midis 22 qershorit 2023 dhe 20 qershorit 2024.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?