Ilda Dhori

'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë

10 Tetor, 22:48| Përditesimi: 10 Tetor, 22:52

  • Share

1728587926_ildadhori.jpg

Deputetja e PD-së Ilda Dhori zbuloi qëllimin e PD-së me mosbindjen civile dhe si do vijojë ajo.

Në 'Frontline' Dhori theksoi për Marsela Karapançon se do ketë qëndrueshmëri dhe vijim të aksionit. 

'Skenari jonë me mosbindjen civile. Do vazhdojmë. Kanë qenë akte simbolike. Jemi në një aksion. Kam bindjen që marrja e asaj që kërkojmë është vetëm në dorën e opozitës. Se sa jemi të gatshëm të vijojmë qëndresën tonë dhe të mos tërhiqemi nga kjo ku jemi futur. Dhe të zgjojmë qytetarët nga letargjia. Rama që të mos bëhej lajm aksioni i opozitës i vuri çelësin parlamentit. Kulmi i dhunimit të parlamentarizmit. Është në dorën e opozitës. Qëndrueshmëri, vazhdim aksioni. Mbledhje e aksionit.'


Lajmi kryesor:

Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?