Mos iu ndani specave, janë depo vitaminash! Pse speci djegës është konsideruar ‘ari i kuq’ në tavolinë

29 Maj, 14:25| Përditesimi: 29 Maj, 15:36

  • Share

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, nutricionisti nga Suedia Altin Joka dhe eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, folën për vlerat ushqyese të specave dhe si duhen konsumuar për të marrë të gjitha përfitimet shëndetësore.

”Sipas hulumtimeve, speci ka mbi 6100 vite që është mes njerëzve dhe fillimisht është gjetur në Ekuadorin perëndimor, ndërsa më parë është përdorur si një antidepresiv, ulës i ankthit” tha nutricionisti Joka në fillim të bisedës, duke shtuar se speci ka në 100 gram, 20-25 kalori, 7 gram karbohidrate, fibra dhe një nivel shumë të lartë të vitaminës C, si dhe vitaminës B6, B9, B3, B1, vitaminë K dhe E, si dhe nivele të larta të kalciumit, bakrit, zinkut, natriumit, magnezit, kaliumit dhe fosforit.

”Në brendësinë e tij, speci ka disa antioksidantë që janë vlera kryesore e tij. Sipas Altin Jokës, paçka vlerave unike që ka, procesi teknologjik i gatimit e dëmton specin, veçanërisht nga temperaturat e larta të gatimit, pasi vitamina C që ka speci është e para që dëmtohet, ndërsa në temperaturë të lartë dëmtohen dhe vitaminat B1, B6, B9 dhe B12, ndaj në procese teknologjike speci gatuhet me pak ujë.

Sa i takon larmishmërisë së llojeve të specave, është parë që tek speci i mbushur i madh ka nivel të lartë të vitaminës C, sikurse dhe tek speci i kuq gjatosh, ku ky i fundit ka rreth 4-5 herë më shumë vitaminë A sesa tek specat e tjerë. Ndërsa eksperti i bujqësisë Ilir Pilku shtoi se nëse konsumojmë çdo ditë tre speca, ne kemi marrë një sasi prej 25 kalorive dhe jemi ngopur. Gjithashtu ai cilësoi se Shqipëria është vendi që përdor më pak pesticide dhe kimikate në Ballkan. Ndërsa Joka shprehet se studimet thonë se speci duhet ngrënë i freskët, i përzier me produkte të tjera, duke ruajtur kështu vlerat ushqyese.  

Po si të dallojmë specat më të mirë në treg, pa pesticide dhe kimikate?

“Unë i dalloj specat së pari nga aroma, pjesa e të prekurit dhe forma, sa më i vogël dhe i çrregullt aq më i mirë është” u shpreh Altini, duke vijuar me pas me efektet magjike të specit djegës.  

Sipas tij, 5 ushqimet që nuk duhet të ndahen kurrë nga tavolina janë: hudhra, qepa, speci djegës, mjalti dhe vaji i ullirit.

”Speci pikant nuk duhet ndarë për shumë arsye, pasi ka nivelin më të lartë të vitaminës C. Kur njerëzit digjen nga speci djegës, pijnë ujë, gjë që është gabim pasi shtohet etja, ku në fakt duhet konsumuar mjaltë apo qumësht që është vërtetuar që ul efektet e djegies. Speci shërben për zorrët, për stomakun, ulçerën, hemorroidet, parandalon infarktet, zgjeron enët e gjakut, ndihmon diabetikët, lufton problemet e osteoporozës dhe madje mund të bëhet një krem që kuron hemoroidet, si dhe është një kurë natyrale për migrenën” thekson nutricionisti Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 29/05/2024 15:44

    Sa me shum lajme per shendetin aq me mir esht per njerzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?