Foto ilustruese

Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë! Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet

27 Shtator, 15:37| Përditesimi: 27 Shtator, 15:39

  • Share

Fluksi i lartë i euros që po qarkullon në tregun valutor vendas, po sfidon fort Bankën e Shqipërisë, e cila edhe pse ka ndërhyrë në treg nuk ka arritur ta shmangë zhvlerësimin e monedhës europiane. Vetë banka qendrore thotë se që prej 2 majit deri në fund të qershorit ka tërhequr nga tregu 137.6 milionë euro për të ruajtur stabilitetin financiar.

“Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, nëpërmjet blerjes së 137.60 milionë eurosh”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve zhvlerësimi i monedhës evropiane nuk ka ndaluar. Prej muajit maj deri më tani euro është dobësuar përballë lekut deri në 4%, pasi në maj euro këmbehej me 100-101 lekë, por tashmë ka zbritur në 98 lekë.

Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros apo dollarit në treg. Kurse për ekspertët, në këtë zhvlerësim të monedhave të huaja po ndikon ndjeshëm edhe paraja informale. Ky zhvlerësim ka goditur jo vetëm eksportuesit që kanë humbje të fitimit me miliona por edhe vetë arkën e shtetit.

Përtej këtyre ndërhyrjeve për të stabilizuar kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë edhe 101.6 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore. Nga janari në qershor për të shtuar rezervën janë blerë 134.2 milionë euro, ndërsa kjo shifër brenda vitit pritet të arrijë deri në 330 milionë euro. Praktikisht nëse marrim në konsideratë edhe blerjet për të shmangur zhvlerësimin e euros, Banka ka tërhequr nga tregu 271.8 milionë euro vetëm në 6 mujorin e parë të vitit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mafia: 28/09/2024 10:38

    Euro ulet cmimet ngrihen...Te pasurit behen me te pasur e te varferit me te varfer deri sa "lavatrivja" Shqiperi te "laje" leket e pista te miqve e shokeve te Bankes Shqiperise

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2024 02:34

    Ndaloni dhenien e lejeve per kulla e pallate e keni per te pare si do te ngrihet prape vlera e valutes se huaj.

    Përgjigju
  • Blerja: 27/09/2024 16:45

    Banka shqiperise duhet te bleje flori 100 ton rezerva ari apo 500 ton rezerva ari vetem keshtu e forcon kursin e kembimit , por nuk ka ekspert te burses !

    Përgjigju
  • Or tej: 27/09/2024 15:57

    Jo vetem Euro por edhe Usd, Gbp sepse kemi Lekun me te forte ne bote or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?