Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Kujdes! Nëse ju janë shfaqur këto simptoma, mund të vuani nga diabeti. Ja si ta zbuloni atë

15 Nëntor 2021, 14:53| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 14:58

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për diabetin dhe kurat bimorë të cilat duhet të përdori cdo person I diagnostikuar me diabet për ta mbajtur nën kontroll këtë sëmundje.

Diabeti është një sëmundje e cila shpesh herë mund të jetë edhe e fshehur duke bërë që shpesh herë personat, të mos e kuptojnë që vuajnë prej saj.  Simptomat që ju tregojnë se mund t;ju ketë nisur diabeti sipas mjekut popullor Ylli Merja përfshijnë:

“Djersitje, marrjemendsh, gjendje të fikti, ju pihet ujë urinon shpesh, ka dobësim, rënie në peshë, errësim shikimi, nervozizëm, të dridhura” tha ai.

Mirëpo sipas specialistit të bimëve mjekësore, kurimi I diabetit është I mundur madje duke eleminuar edhe insulinës. Përmes përzierjes së dica çajrave bimorë

“Përvoja më ka mësuar që ky miksimi bimorë dhe uthulla e mollës, kane qenë shumë të mira, shumë praktike që një I rritur me diabet të trajtojë veten e vet, vetëm ndryshimi është ky, një fëmijë 30 kg nuk mund të konsumojë 200 ml por mjafton një filxhan çaji, në gjellë mund ti hidhet në drekë një lugë gjelle me uthull molle. Gjatë ditës mund ti bëjmë ose bamje  ose preshin ti fusim në këto gjellët që ky do të konsumojë ose mund t’I japim lëng thane , mbledhim thana të thara dhe ja japim gjatë dimrit. Mund të konsumojmë sheqerna por sic janë këto që përmendëm kulumbria, frutat e pyllit, pelina e bardhë, këto bimë po ashtu edhe rrënja e preshit, dhe majat e lastarve të pemëve kanë një veti të mirë, brenda në zorrë ngrushtojnë qimet thithëse dhe nuk e kalojnë molekulën e sheqerit” shpjegoi ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?