Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

28 Shtator, 21:02| Përditesimi: 28 Shtator, 22:31

  • Share

I ftuar në rubrikën Anamneze, në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte kirurgu ORL, Dr.Alfred Aga, i cili foli për profilin e tij profesional si Otorino Laringolog dhe problematikat më të shpeshta që has tek pacientët.

”Mendoj që pjesa e kokë-qafës është pjesa më e vështirë pasi janë shumë organe që kanë qelizat e veta, indet e veta”, e nis kështu bisedën mjeku në studio, duke shtuar se operacionet që ai bën nisin nga më te shkurtrat e deri tek ato që shkojnë 14-15 orë.

Mjeku tha se edhe pse janë të veshur më bluzën e bardhë, dhe ata janë njerëz dhe lodhen dhe përpiqen shumë që operacionet të mos zgjaten shumë pasi humbin kthjelltësinë nga orët shumë të zgjatura edhe pse kanë ndihmësit e vet.

Doktori tha se ka në familje mamanë, që ka punuar infermiere dhe motrën kimiste që punon në laborator mjekësor, sikurse dhe kunati i tij është kirurg dhe këta kanë qenë shtysa që dr. Alfredi të niste studimet për mjekësi në Itali.

”Unë doja inxhininierinë e ndërtimit se isha shumë mirë me vizatimin teknik, por në fund zgjodha mjekësinë”, tha Alfredi në studio, duke shtuar se ORL-në e zgjodhi shumë rastësisht si disiplinë.

Vitin e parë të studimeve, pas muajin të katërt, ai kthehet se nuk po përshtatej dot, por më pas vendosi që të vazhdonte studimet dhe zgjedhja që bëri ishte shumë e saktë. Ai e mbylli ciklin e studimeve për 6 vite, një kohë rekord edhe për studentët e ekselencës.

Aktualisht kirurgjia ORL është pasioni i tij, më shumë se profesioni. Mjeku tha se në jetë e udhëheq besimi dhe kur vjen puna për pacientet ka një këshillë, “Google nuk të ndihmon shumë me informacion dhe se njerëzit duhet të drejtohen tek mjeku përkatës që ka bërë një shkollë për këtë gjë.”

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?