Hygerta Meta në gjyq

Mister kush e vrau babanë në Durrës, Hygerta Meta do dërgohet në poligon qitje për shkrepjen e armës

2 Mars, 16:22| Përditesimi: 2 Mars, 16:26

  • Share

Për të zbuluar misterin se cili nga fëmijët qëlloi për vdekjen babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash, policia e Durrësit do të vendosë në provë 19-vjeçaren Hygerta Meta e cila këmbënguli në gjykatë se ajo e vrau të atin.

Vajza do të dërgohet në një poligon qitje dhe do t’i jepet arma e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja, duke dëshmuar se si e përdori për ekzekutimin e babait.

Policia e Durrësit do të kryejë edhe një eksperiment të dytë, atë të hapjes së gropës mbi një metër në kasollen e bagëtive ku u gjet trupi i pajetë i Pëllumb Metës.

Për vrasjen e tij janë arrestuar 3 fëmijët, dy prej të cilëve kanë ndryshuar disa herë dëshmitë për autorësinë. Sipas policisë djali i madh, Hysen Meta dyshohet se ka qëlluar, edhe pse Hygerta këmbëngul për të kundërtën. Vijojnë hetimet për rolin e nënës së tyre, Blerina Metës, e cila për momentin po hetohet në gjendje të lirë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/03/2024 01:21

    Futini ne poligraf te shikoni kush thote te verteten dhe testojuni rrobat dhe kepucet/pantoflat per gjurme baruti e pikeza gjaku,mos humbni kohe me budallalleqe te tilla si testim per aftesite gjuajtese ne poligon!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?