‘Mishin e konsumoj një herë në muaj’ Sazan Guri zbulon dietën rigoroze që e mban gjithmonë në formë

22 Mars 2022, 14:46| Përditesimi: 22 Mars 2022, 14:59

  • Share

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë dy mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë. Ambientalisti Sazan Guri tregoi në emisionin ‘Rreze Dielli’ dietën rigoroze që ndjek në të cilën përfshihen frutat dhe perimet ndërsa mishi zë një vend shumë të rrallë në dietën e tij ushqimore.

“Unë jam tek zarzavatet dhe frutat.Ndërsa peshkun e vë njëherë në javë kurse mishin njëherë në muaj, dhe ndonjë sallam padashje ose ketchup lejohet njëherë në muaj dhe pulën e fushës njëherë në dy javë. Dhe cdo javë vete nga një produkt shtazor është e mjaftueshme” tha ai.

Dieta rigoroze që ndjek ambientalisti bazohet në piramidën ushqimore, por me disa rregulla bazike, ku në mëngjes konsumohen fara ndërsa në darkë patjetër sallata jeshile.

Pra duhet të mbash një ekuilibër ku deri në 18% njeriu edhe ha, 2% edhe ‘shqyen’ .Në mëngjes ha fara me kos me vaj lini sepse mosha jonë 50 vjec e sipër kërkon përdorimin e farave, kërkon mos ta lodhësh stomakun. Nëdrsa darka shumë e lehtë, fruta dhe sallatë, sallatë jeshile me perime të stinës.

A duhet të mungojë një gotë alkool nëse jeni me dietë? Sipas ambientalistit, mund të konsumosh një gotë verë apo raki por duke mbajtur një regjim për të pastruar trupin, duke ndaluar përdorimin e alkooli për 2-3 deri në 4 ditë pas konsumit të tij, për t’i lënë kohë trupit të pastrohet.

Ia lejoj vetes ndonjë gotë raki të zgjedhur dhe verë  por ama kujdes 2-3 ditë duhet të rrish pa pirë që cosh në minimum.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?