Receta

Mish viçi me perime nga zonja Albana

26 Shtator 2022, 14:11| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 16:37

  • Share

Mish viçi me perime

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 qepë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull të njomë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 2 domate në rende
  • 2 gjethe dafine
  • 3-4 lgj vaj 
  • Xhinxhër, turmerik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim në vaj qepën dhe mishin të ndarë në racione. Pas 5-6 minutash shtojmë karrotën dhe patatet të prera në kubikë. Shtojmë salcën e domates, të gjitha përimet e tjera të prera në kubikë, erëzat, bimët aromatike dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. E lemë turlinë të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe e servirim me majdanoz të freskët.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?