Mish qingji me kos nga zonja Albana

26 Prill 2022, 11:46| Përditesimi: 26 Prill 2022, 11:48

  • Share

Mish qingji me kos

Përbërësit:

500 gr mish qingji

1 kg kos

1 lgj miell

5 thelpinj hudhër

500 ml ujë

Vaj ulliri

Kripë, piper

Gjethe dafine

Përgatitja:

Ziejmë mishin me gjethet e dafinës dhe me piper të zi. Më pas shtojmë pak kripë dhe pasi mishi të ketë zjerë largojmë gjethen e dafinës. Shtojmë pak vaj ulliri në tenxhere. Tresim miellin me gjysëm gote ujë, shtojmë kosin dhe e rrahim mirë. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura. Këtë salcë e shtojmë tek mishi dhe e lemë të marrë valë në zjarr të ulët. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?