Mish me xhinxhër dhe salcë soje nga Doreada Mio

29 Tetor, 11:21| Përditesimi: 29 Tetor, 11:23

  • Share

Mish gici /pule me xhinxhër dhe salcë soje

Përbërësit:

  • 500 gr mish gici/pule
  • 3 cm xhinxhër
  • 1 spec djegës
  • 3 lugë salcë soje
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në një tigan pak vaj ulliri, një thelpi hudhër, xhinxherin dhe specin djegës të prerë në shirita. Sapo të shpërthejnë aromat hedhim mishin të prerë në kubikë dhe e lëmë derisa të thahet. Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e sojës me mjaltin dhe pak ujë dhe ia shtojmë mishit. Vendosim kapakun, e lëmë për rreth 5 minuta dhe e servirim të ngrohtë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?