Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar

5 Tetor, 21:55| Përditesimi: 5 Tetor, 22:00

  • Share

Kulla dykatëshe ku ka lindur Abat Preng Doçit, me histori 200 vjeçare në Rubik të Mirditës, po shembet plotësisht, muri në anën lindore ka rënë e ndërsa i gjithë objekti, ka pësuar dëmtime të shumta, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e saj.

Juljan Vlashi, drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Mirditës  thotë se kulla me shumë vlera historike për Mirditën po humbet për shkak të dëmtimeve të shumta.

Kohët e fundit gjendja e kësaj kulle është përkeqësuar, muri në pjesën lindore ka pësuar shembje masive, siç shihet ne pamjet e Report Tv. Shqetësimi i është përcjellë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, por nuk ka ndërhyrë për restaurimin e saj.

Bashkia Mirditë i bën thirrje Ministrisë të ndërhyjë për shpëtimin e këtij objekti me vlera historike. Vlashi thekson se zyrtarisht i ka përcjellë problematikën institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka asnjë reagim.

Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe. Bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi”.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?