Ministrja Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës takim me Emisarin e Kancelarit gjerman për Ballkanin Perëndimor

13 Maj 2022, 16:17| Përditesimi: 13 Maj 2022, 16:24

  • Share

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nëpërmjet një komunikimi zyrtar ka njoftuar se Ministrja Donika Gërvalla në orën19:00 do të ketë një takim me Emisarin gjerman Manuel Sarrazin, gjithashtu në njoftimin zyrtar thuhet se pas takmit do të ketë deklaratë për mediat.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor z. Manuel Sarrazin. Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazi do të japin deklaratë për media”, thuhej në komunikimin zyrtar.

Emisari gjerman, Sarrazin, ka qëndruar edhe në Serbi ku ka pasur takime me liderët shtetërorë atje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?