Ministrja e Arsimit: 25 Maji ditë pushimi për institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës

19 Maj 2022, 11:53| Përditesimi: 19 Maj 2022, 18:02

  • Share

25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League. Për këtë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka rikujtuar nxënësit se institucionet arsimore publike dhe private do të jenë pushim.

‘Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!’- shkruan ministrja.

Më 25 maj vendi ynë dhe konkretisht Tirana do presë finalen europiane të Conference League, kompeticionit që organizohet nga UEFA, dhe që pritet të sjellë një numër tepër të lartë tifozësh. Sipas parashikimeve në kryeqytet më 25 maj mund të jenë deri në 90 mijë sportdashës pavarësisht se stadiumi ‘Air Albania’ për këtë ndeshje ka një kapacitet prej 19 mijë tifozësh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?