Ministri Peleshi në Ministerialin e NATO-s: Shtojmë investimet për mbrojtjen, brenda 2030 me produkte “Made in Albania” në tregun ndërkombëtar

14 Qershor, 12:24| Përditesimi: 14 Qershor, 12:29

  • Share

Shqipëria vijon të ketë një angazhim serioz financiar ndaj Aleancës duke zyrtarizuar kontributin me 2.03 % të GDP. Një pjesë e mirë e këtij kontributi do të investohet për modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili sot  mori pjesë në Ministerialin e ministrave të mbrojtjes së vendeve të  NATO-s, të zhvilluar në Bruksel, nga ku njohu homologët me ambicien e Shqipërisë për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes dhe planet që brenda vitit 2030 të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”.

Gjatë këtij Ministeriali u diskutuan çështjet më të mprehta të sigurisë dhe mbrojtjes në zonën Euro-Atlantike, të cilat do të përbëjnë edhe bazën e bisedimeve të Samitit të Uashingtonit, i cili pritet të mbahet në muajin korrik.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u fokusua në situatën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të cilën e konsideroi të brishtë dhe jo të qëndrueshme. Sipas ministrit Peleshi, Kuvendi gjithëserb i mbajtur në Beograd disa ditë më parë është shqetësues për narrativën lidhur me pretendimet territoriale të ngritur prej tij si dhe gjuhën e përdorur ndaj  aleatëve perëndimorë. Ministri i Mbrojtjes ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik si dhe kërkoi ekuilibër dhe trajtim realist të fakteve mbi dinamikat e sigurisë dhe zhvillimet e Mbrojtjes në Kosovë.

Në këtë ministerial Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg theksoi rëndësinë e miratimit të Axhendës së Mbrojtjes dhe Shkurajimit të Samitit të Uashingtonit si edhe ftoi ministrat e Mbrojtjes të pranojnë paketën e Asistencës dhe Trajnimit për Ukrainën.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?